POLITIKE

Picari zbardh prapaskenat: Patronazhistë dhe njerëz anonimë kërcënuan pronarët e sallës ku do të zhvillohej takimi i Berishës

Piranjat Përditësimi i fundit 7 September 2026, 19:34
Picari zbardh prapaskenat: Patronazhistë dhe njerëz anonimë

Zekri Picari, njëri prej organizatorëve të takimit madhështor të kryetarit të PD-së Sali Berisha në Nju Xhersi, SHBA, ka zbardhur prapaskenat e zhvendosjes së sallës së takimit, dhe se si me anë të kërcënimeve është tentuar që të anulohej takimi.

Gjatë bisedës në ‘Task Force’, Picari u shpreh se, salla e parë ku do të zhvillohej takimi kishte njoftuar vetëm 24 orë përpara zhvillimit se nuk do të mund ta vinte ambientet në dispozicion për shkak të kërcënimeve. Më pas është kontraktuar salla ku u zhvillua takimi. Sipas Picarit duke anuluar sallën, është tentuar që takimi të sabotohej.

Intervista e plotë:

Zekri Picari: Atëherë, lajmi dhe fokusi që të jemi realistë, domethënë, është që zoti Berisha mundi të vijë në Amerikë dhe sot që flasim nuk është 'non grata' dhe nuk është më i dizenjuar, dhe ai mund të vijë në Amerikë, mund të bëjë takim me shqiptarët. Ky është fokusi dhe ky është lajmi. Edhe nëse do ishin vetëm 100 shqiptarë ose 200 shqiptarë, prapë nuk do të kishte ndonjë diferencë të madhe në realitet, sepse njerëzit kanë dhe punë, kanë dhe pushimet e tyre, kanë dhe programimet. Sepse duke marrë të mirëqenë që ne e kemi lajmëruar këtë aktivitet ditën e martë, dhe patjetër sulmet që janë bërë të njëpasnjëshme... sepse ne kishim të skeduluar një sallë tjetër po në New Jersey dhe sulmet po nga këta militantë të këtyre socialistëve, gjithashtu dhe protestues a ku di unë se çfarë mund të quhen këta njerëz dhe anëtarë të tjerët, me kërcënime ndaj sallës së parë që kishim kontraktuar për të bërë aktivitetin.

Sonila Meço: Kërcënime ndaj sallës së parë? Një moment Zeqiri se...

Zekri Picari: Po, ja disa të vërteta... ja disa të vërteta që dua t'i them, që do ta nisim historinë. Megjithatë, dua të ndalem pak te pamjet e para, që të shkoj tek pjesa e sallës, thjesht po shtroj disa pika. Atëherë, në rastin e këtyre karrigeve bosh që kanë kapur, nuk i pashë pak këto video, po megjithatë sepse po i komentoj. Ky ka qenë momenti kur zoti Berisha është çuar për të dalur në skenë, kur e ftova, dhe njerëzit të gjithë donin të takonin zotin Berisha dhe të gjithë futeshin në pjesën e korridorit të brendshëm sepse donin ta takonin. Dhe ata mund të kenë qenë një moment, kanë kapur kur njerëzit janë çuar në këmbë. Tani në sallë, ne kishim porositur 1174 karrige, të gjithë maksimumin e karrigeve dhe ulëseve që ata kishin si aktivitet që do organizonim. Pra afërsisht po themi 1200 njerëz që do uleshin, pa llogaritur dhe pjesën e parme. Të gjithë këta karrige, edhe nëse do ishin bosh, për mendimin tim, të mblidhesh... jo të mblidhesh, të vijnë 1000 njerëz për zotin Berisha, ky është lajmi! Edhe sikur të ishin 500 ose 700, por aty ishin mbi 1000, sepse po të flasim për numra, kur janë 1100 karrige dhe po t'i zbresësh të gjitha karriget bosh, 1174 minus 20 ose 30 karrige, prapë po flasim mbi 1000 persona, plus pjesa tjetër që ishin në këmbë në pjesën e mbrapme dhe pjesën e shkallëve. Domethënë ishte një numër shumë i madh. Por ky nuk ka qenë qëllimi ynë, qëllimi ynë ka qenë ftesa që i kishim bërë zotit Berisha për të takuar në New Jersey, koha e shkurtër që nuk na lejoi dhe lajmi kryesor dhe fokusi kryesor, patjetër që ishte ardhja e zotit Berisha në Shtetet e Bashkuara.

Sonila Meço: Pse koha e shkurtër? Sepse unë njoftimin për vendin ku duhej të realizohej takimi e kam parë prej ditësh të publikuar, sepse ishte ftesa që ju i bënit... .

Zekri Picari: Lajmërimi është bërë në një sallë tjetër, por patronazhistët ose njerëz të lidhur me qeverinë, ose kriminelët nuk e di...Avokatët e mi po merren me këtë çështje, sepse jemi në kontakt/ sepse salla e parë që ne kishim kontraktuar, këta njerëz... domethënë ideja ishte këtu: salla e parë kishte një numër edhe pak më të vogël ulësesh dhe ishte në dy salla dhe ishte shumë larg. Zoti Berisha është një njeri që kërkon të takohet me njerëzit dhe do t'i prekë, do t'i takojë, do të bashkëbisedojë. Dhe ne menduam, edhe pse ne mund ta mbanim sallën e parë. Por ata, me letra anonime, me email, me telefonata anonime, kanë marrë duke kërcënuar sallën, që ne do ta djegim sallën, do ta djegim aktivitetin, do flasim me molotov duke dërguar emaile që do ketë demonstrata të madhe dhe të gjitha këto të tjerat... vetëm si e si të bënin të mundur anulimin e aktivitetit. Kur më kanë kontaktuar nga salla dhe drejtuesi i sallës, kam vënë menjëherë në lëvizje avokatin dhe kam thënë që kjo është situata sepse po na sulmojnë dhe salla do që të bëjë anulimin.

Sonila Meço: Kur e ka vendosur anulimin? Më fal, kur e ka vendosur, çfarë dite e ka vendosur anulimin?

Zekri Picari: Anulimi është vendosur ditën e shtunë.

Sonila Meço: Pra një ditë përpara takimit?

Zekri Picari: Një ditë... prandaj po them. Anulimi i sallës nga ato, nga këto... këta kërcënonin që do të digjnin sallën, bashkë me drejtuesin e sallës. Po është e tmerrshme domethënë. Disa njerëz anonimë, që marrin, dërgojnë emaile, apo njerëz të futur nga qeveria, patjetër që e nxorën këtë...

Sonila Meço: Ose ka mundësi që padronari i ndërmerr... dhe gjëja që më bën përshtypje është kjo: domethënë e shtuna është ditë pushimi, pra, në një mënyrë ose në një tjetër nuk të lë mundësinë që ti të organizohesh për diçka tjetër. Dhe e dyta, kush është argumenti ligjor që ju është dhënë, se ju keni pasur një kontratë, apo jo?

Zekri Picari: Absolutisht, argumenti ligjor është që nuk mund ta bëj, dhe unë fatmirësisht e kam të regjistruar dhe telefonatën, që kur më mori pronari i sallës dhe tha 'nuk mund të të jap arsye dhe është pa arsye'. Tani unë nuk e di sepse nuk e njoh, a më kupton? Nuk ka arsye tha, thjesht dua ta anuloj. Dhe ne vendosëm, bashkë dhe me... bisedova dhe me Belindin, zotin Këlliçi dhe i thashë që kemi këtë problem. Megjithatë thashë, ne do shikojmë diçka tjetër, sepse dhe kjo sallë në mënyrën se si është, është më mirë të shohim diçka edhe më të madhe, sepse ishte një kërkesë e jashtëzakonshme e njerëzve për të marrë pjesë.

Sonila Meço: Pra, ky organizim është bërë brenda 24 orëve Zeqiri? Zeqiri, ky organizim është bërë brenda 24 orëve?

Zekri Picari: Ky organizim është bërë brenda 24 orëve, se patjetër, duke marrë që nga baneri, duke marrë që nga... domethënë është... ky është një organizim madhështor! Dhe të gjithë njerëzit që kanë ardhur, kanë ardhur sepse e ndjejnë dhe janë idealistë. Nuk ka ardhur njeri aty se janë marrë me zor, ose siç bën... siç bëjnë këta të tjerët.

Sonila Meço: Po, ja një sekondë. Të të jap ca foto unë, vetëm një moment. Më vendosni pak screenshot foto protestuesit, sepse është thënë që zoti Berisha është pritur edhe me protesta.

Zekri Picari: Po, ja të ndalemi. Këto...

Sonila Meço: Unë shikoj 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7. Po.

Zekri Picari: Shtatë... jo, jo. Shtatë, me numërim janë, shtatë persona me numërim. Shtatë persona. Tani, që të dalim... Kjo sallë tjetër, ky është një ambient komplet privat, dhe aty në pjesën ku janë ato, është ambient privat sepse është një venue private. Në rastin konkret, ne, domethënë, kishim mundësi, sepse është ambient privat dhe mund t'i themi dhe pronarit të ambientit dhe ai na pyeti ne si organizatorë: 'doni t'i largojmë, t'i heqim fare nga rruga?' Dhe i thamë 'jo'. E biseduam me Belindin dhe me drejtues të tjerë të Partisë Demokratike që ishin në sallë, dhe po merreshim me organizimin, dhe thamë 'Jo, le të rrinë! Sepse 7 veta janë'. Dhe në qoftë se për 7 veta mendon dhe Partia Demokratike, ose çdo njeri tjetër paska frikë të bëjë një aktivitet, kjo është... domethënë nuk është normale.

Sepse në fund të ditës, unë personalisht nuk kam parë deri më sot, domethënë nuk kam dëgjuar ndonjëherë që të protestohet kundër opozitës. Ndoshta jam gabim, ndoshta ka ndonjë rast, por kam bërë dhe një kërkim online se thashë mund të ketë ndonjë rast. Nuk kam parë akoma dhe dëgjuar që qytetarë të Shqipërisë, pavarësisht bindjeve politike të tyre, duhet të protestojnë kundër një lideri apo një aktiviteti edhe jo politik, sepse ishte një aktivitet, një takim i një lideri të partisë me qytetarët dhe mbështetësit e vet në Amerikë. Pra, të them këtë, që 7 veta mund të vijnë të protestojnë, është njësoj sikur dikush të martohet dhe ti të vish e të protestosh kundër meje pse po martohesh.

Sonila Meço: E qartë, e qartë. Zeqiri, unë të bëj këtë pyetje, për një... Zeqiri, për një arsye që lidhet edhe me tjetrën, domethënë, arsyeja e këtyre njerëzve që vijnë për të takuar Berishën, i cili pas një periudhe kaq të gjatë, ka mundur të rikthehet e ta kalojë pra Atlantikun dhe të vijë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pse ky interes? Pse shqiptarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës... pse e patën këtë interes?

Zekri Picari: Shiko, tani që të flasim, unë jam një njeri që jam i angazhuar në forum dhe siç më hapet edhe ti... edhe më pyet, faleminderit për pyetjen. Jam një njeri që kam bizneset e mia dhe po rri me familjen time, me vëllezërit e mi, dhe jam shumë i kënaqur në jetën në Amerikë. Dhe një pyetje shumë e thjeshtë se çdo njeri mund të thotë 'ore çfarë interesi ke ti apo çfarë të merresh, a më kupton?' Por, unë sot jam prind dhe kam dy fëmijë të mi. Unë sot që flasim, kam frikë që të sjell fëmijët e mi në Shqipëri, duke parë situatën aktuale dhe qeveria që është e lidhur drejtpërdrejt me krimin, me drogën dhe me drogë-dillerat në të gjithë Evropën. Duke parë këtë situatë, unë kam frikë dhe ajo që mund të bëj është të jap sa të mundem dhe të bëjmë të mundur sa të mundemi që kjo qeveri të ndërrohet.

Pra kjo 'non grata' nuk ishte e zotit Berisha, që ditën e parë unë kam organizuar 'Foltoren' e parë në... 50, para pesë viteve kur u vendos 'non grata' e zotit Berisha në New Jersey. Dhe prapë, përsëri unë kam ndjenja të brendshme dhe duhet ta bëj këtë për Shqipërinë! Sigurisht për Partinë Demokratike, por opozitën dhe për Shqipërinë. Pra të gjithë njerëzit që vijnë nuk është se vjen njeri se vetëm për Sali Berishën, patjetër zoti Berisha ka miq, ka shokë, ka dashamirë të vet, dhe janë të mirëpritur, por shumica e njerëzve janë qytetarë të çliruar nga kjo damkë që qeveria në bashkëpunim patjetër me Sorosin dhe me të gjithë mashat e tyre të tjera vendosën ndaj opozitës shqiptare. Domethënë, ata e çuan opozitën deri në atë pikë që të kontrollojnë shtetin dhe ne mos të kemi mundësi të marrim frymë, mos të kemi mundësi të flasim. Dhe sigurisht mos të kemi mundësi të fitojmë pushtetin, që Edi Rama të zgjasë sa të mundet pushtetin e vet.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?