POLITIKE

Piruetat/ Si po e zvarrit Rama dorëzimin e Ballukut

Piranjat Përditësimi i fundit 7 January 2026, 18:03
Piruetat/ Si po e zvarrit Rama dorëzimin e Ballukut

Ndonëse afati tre javor që kërkuan avokatët e Belinda Ballukut për t’u njohur me dosjen e paraqitur nga SPAK, përpara Këshillit të Mandateve dhe Imunitetitit, mazhoranca socialiste ka dëshmuar shenja të qarta se është renditur në mbrojtje të zv/kryeministres të marrë të pandehur për shkelje të barazisë në tendera. Taktika që ka zgjedhur Rama është që: as mos e hedhë poshtë, as mos e miratojë heqjen e imunitetit, por ta zvarisë atë për të fituar kohë.

Më mirë se çdo gjë tjetër këtë linjë e nxjerrin në dritën e diellit jusifikimet kontradiktore që hierarkët socialistë kanë hedhur në publik për të mos mbajtur një seancë të dytë pas asaj të zhvilluar në 19 dhjetor, të cilën kreu i Kuvendit, Niko Peleshi e ndërpreu në mes pa përcaktuar një datë të dytë për rimbledhjen e saj.

Opozita e cila e ka këkuar me këmbëngulje zhvillimin e seancës është rrefuzuar tre herë në tentativat e saj. Jusiifikimi i përdorur nga Peleshi ka qene procedurial. Ai është shprehur publikisht, në një letër që kreu i kuvendit i ka dërguar deputetëve të PD-së në 24 dhjetor, ku nënvizonte kërkesën e avokatëve për tre javë kohë për tu njohur me materialet e dosjes 16 mijë faqëshe.

“Për sa kohë ky proces nuk është përmbyllur dhe palët nuk janë pajisur realisht me kohën e nevojshme për ushtrimin e kësaj të drejte, nuk plotësohen kushtet procedurale për caktimin e një date të re mbledhjeje,” argumentonte kreu i Kuvendit.

Por këtë alibi të sforcuar të tij e përgënjeshtronte justifikimi i Edi Ramës, i cili nga podkasti i tij flasim e bëri të qartë se kuvendi nuk do të shqyrtonte kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të Ballukut, për sa kohë Gjykata Kushtetuese nuk do të kishte dhënë vendim për një çështje krejt pa lidhje me të parën, pra nëse shkelen apo jo kompetencat e qeverisë kur drejtësia pezullon një prej anëtarëve të saj.

“Jam shumë kurioz, pse prokurorët që u ngutën me një vrap mbresëlënës t’i drejtohen Kuvendit për masa ekstreme, në ditët e fundit, nuk e mbajtën parasysh që si fillim jemi në një çështje ballë për ballë në Gjykatën Kushtetuese më 22 janar ku gjykata më e lartë e vendit, duhet të gjykojë në themel çështjen e masës së pezullimit antidemokratik të një anëtari qeverie me kërkesë prokurorie”, tha Rama në monologun e tij.

Pra çudia nuk është vetëm se kryeministri lidhi dy gjëra të pa lidhshme duke kushtëzuar heqjen e imunitetit të Ballukut me vendimin që do të marrë kushtetuesja për vijën e kuqe të kompetencave mes dy pushteteve. Këtij argumenti, që buron nga halli i shtohet edhe një tjetër: kontradikta në qëndrimet mes kryeministrit dhe numrit dy të shtetit. Pyetja që lind është, seanca në kuvend po mbahet pezull ngase avokatëve i duhet kohë për tu përgatitur, apo sepse Rama ka urdhëruar që duhet pritur fillimisht vendimi i kushtetueses?

Niko Peleshin, i cili ndodhet nën një presion më të fortë diplomatik sesa vetë Rama, për të mos u bërë pengesë ndaj SPAK-ut, e ka nxjerrë bllof edhe një qëndrim tjetër i kryeministrit. Në konferencën e fundvitit me gazetarët, shefi i qeverisë tha se “USB-në e sjellë nga Prokurorët nuk e ka tërhequr asnjë deputet i PS dhe nuk e ka tërhequr as ministrja, as avokati i saj, për të mos krijuar asnjë shteg që pastaj të tjerët të thonë “i kanë nxjerrë këta ato”, tha Rama.

Pra argumenti se seanca po shtyhet për ti dhënë kohë mbrojtjes që të përgatitet, rrëzohet vetë nga ajo që kanë thënë me gojën e tyre, sepse, sipas tyre, avokati i Ballukut as paska marrë mundimin ti shohë provat që gjenden në dosje.

Të gjitha këto kontradikta, nuk nxjerrin në pah vetëm amatorizmin e atyre që kanë vendosur të gënjejnë, por mbi të gjitha faktin se ata po zvarriten për të mos e dorëzuar Belinda Ballukun. Këtë konkluzion e mbështet edhe rrjedha e fakteve. Sapo SPAK kërkoi ta pezullojë atë, në publik u ngrit një zhurmënajë e madhe për rrezikun e një grushti shteti nga drejtësia në dëm të ekzekutivit.

Pastaj, pasi prokurorët kërkuan arrestimin e zv Kryeministres, Niko Peleshi tentoi përjashtimin e gjithë deputetëve të opozitës që ishin pjestarë të komisionit të mandateve dhe imuniteteve për ta sabotuar atë. Kjo tentativë ra pas një ndërhyrjeje të fortë ndërkombëtare dhe vetëm në këtë moment u zgjodh versioni i zvarritjes, për të mbajtur gjallë të cilin, si Rama si Peleshi gënjejnë për hesap të vet, madje edhe pa u koordinuar me njëjri-tjetrin. /Lapsi.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?