Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit
POLITIKE

‘Po bunkerizohet gjykata’, Blushi: Qytetarët duan të vërtetat e këtij procesi, transparenca detyrim

P
Piranjat 5 June 2026, 11:56 · 4 min lexim
‘Po bunkerizohet gjykata’, Blushi: Qytetarët duan të

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denconuar atë që po ndodh me gjyqin ndaj ish Presidentit, Ilir Meta, të cilin e konsideron një proces thellësisht politik dhe një "bunkerizim" të gjykatës.

Në një deklaratë për mediat, Blushi tha se përpjekja për të mbajtur qytetarët jashtë sallës së gjyqit nuk është asgjë tjetër veçse një tentativë për të fshehur të vërtetën e një dosjeje, që nuk ka asnjë provë të vetme penale.

Sipas tij, prania e qytetarëve nuk është një protestë, por një vullnet i pastër për të garantuar transparencën e një procesi me rëndësi të lartë publike.

Fjala e Blushit:

"Për më tepër faktin që nga ky bunkerizim, është e pamundur të mësohen ato të vërteta të cilat po çmontohen në raport me akuzat politike dhe me një proces fund e krye politik dhe farsë. Ndaj nuk kërkojmë asgjë të veçantë. Kjo nuk është një protestë, kjo është një vullnet qytetar për të ndjekur një seancë e cila në fakt duhet të garantohet për të qenë publike, në mënyrë që i gjithë opinioni publik të mësojë të vërtetat e këtij procesi, sepse transparenca në fakt është detyrim për të gjitha institucionet në vend dhe në veçanti për funksionarët publikë.

Mos harrojmë që zoti Meta ka mbajtur funksionet më të larta shtetërore, President i Republikës, Kryeministër, Kryetar i Parlamentit, dhe ai do t'i japë llogari para të gjithë shqiptarëve, sidomos para votuesve të vet, para dashamirësve të vet, në raport me akuzat politike që janë ngritur ndaj tij. E theksoj, nuk ka asnjë çështje Meta, sepse kemi të bëjmë me një dosje bosh, me një dosje që nuk ka asnjë fakt penal, asnjë provë penale kundër tij. Ndaj thjesht qytetarët, dashamirësit e zotit Meta kërkojnë sot të jenë të pranishëm në një seancë e cila duhet, duhet, sepse kështu e thotë ligji. Nuk po kërkojmë asnjë privilegj. Po kërkojmë të zbatohet ligji. Seanca të jetë publike dhe çdo qytetari të interesuar t'i garantohet e drejta për të qenë i pranishëm në këtë seancë.

Nuk është kërkesa e Tedi Blushit kjo. Kjo është... çdo qytetar duhet t'i garantohet e drejta që ia mundëson ligji për të qenë i pranishëm në një seancë. Nuk është çështje arsyeje, është çështje ligji. Dhe ligji prevalon mbi çdo dëshirë dhe mbi çdo vullnet. Për sa kohë ligji i garanton të drejtën çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë për të qenë i pranishëm në një seancë gjyqi, kush e ka autoritetin t'ia mohojë këtë të drejtë? Zgjidhja e vetme do të ishte që seanca të transmetohej live. Për të gjithë shqiptarët. Në mënyrë që të mos ndodhemi përballë kësaj situate. Nuk është përgjegjësia e askujt qytetari pse gjykata nuk garanton transmetimin apo nuk garanton zbatimin e ligjit. Është faji i qytetarëve ky?"

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.