“Po lahemi me kazan”/ Qytetari kërkon ujë, kryebashkiaku i Shijakut përgjigjet si gangster: E di unë ça do ti

Disa ndryshime nga më të ndryshmet, duke nisur nga ato sociale tek ato infrastrukturore, i detyrojnë shqiptarët në zona të ndryshme të vendit të përballen edhe me arrogancën e pashembullt të drejtuesve të tyre.
Një i tillë është kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana, i cili, në një rast konkret të një qytetari që ankohet për mungesën e ujit, nuk i përgjigjet me zgjidhje, por me “paralajmërim”.
Ndërsa qytetari i shkruan se nuk kanë ujë në shtëpi dhe se po lahen me kazanë, kryebashkiaku e paralajmëron me një gjuhë “gangsterësh”, duke iu përgjigjur si më poshtë: “Flit mirë, o miko, se je tu fol me ato që je mësu… Ah, s’ke faj ti, mor xhaxhë, se e di unë çfarë do ti”.
Ky nuk është thjesht një rast i izoluar. Një monitorim i rastësishëm në faqen e Arbanës tregon sërish arrogancën e pashembullt në komunikimin ndaj qytetarëve. Një artikulim i tillë nuk është i pranueshëm për një qytetar të zakonshëm, e jo më kur bëhet fjalë për një kryebashkiak, i cili supozohet të mos merret me komentet në rrjetet sociale për të paralajmëruar qytetarët, por t’u shërbejë atyre pa dallim dhe pa ndasi partiake.
Lexo edhe
POLITIKE
Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve

Televizioni publik austriak: Nuk ndalet Revolucioni Flamingo, mijëra njerëz në rrugë prej gati 3 muajsh

Lefter Maliqi i kthehet kryebashkiakut të Kuçovës: Vazhdo shih ëndrra, Hajdar! Më 26 gusht shihemi në KQZ

Aktiviteti me pjesëmarrjen e kryeministrit të RMV-së, MEPJ: Mospërfshirja e himnit kombëtar shqiptar në Pustec, mungesë protokolli

Lëvizja e Flamingove tha “Jo”, tani i duhet guximi për të thënë “Po”

Mbyllet protesta e 82-të, qytetarët: Rama jep dorëheqjen

‘Pushteti mbahet mbi frikën dhe presionin’/ Protesta e 21-të në Divjakë, qytetarja: Nuk do të tërhiqemi

Mospërfshirja e himnit shqiptar, reagon kryebashkiaku Pali Kolefski: Kërkova zbatimin e protokolllit, por isha vetëm i ftuar





