POLITIKE

'Policia e përfshirë në pengmarrje'/ Gazetari: Nëse SPAK ndjek gjurmët e baxhanakut të Ramës, zbulohet e gjithë skema e AKSHI-t

Piranjat Përditësimi i fundit 18 December 2025, 22:17

'Policia e përfshirë në pengmarrje'/ Gazetari:

Romir Saraçi,ka komentuar dosjen e AKSHI-t, duke theksuar se hetimi është nisur vetëm si pasojë e “kriminalizimit të institucioneve” dhe “babëzisë së një grupi të caktuar për të përfituar fonde publike”.

Saraçi tha se, sipas denoncimeve dhe investigimeve të Syri TV dhe emisionit “Plug”, personazhe të përfshirë në skemë kanë përfituar rreth 53 milionë euro nga tendera të AKSH-it. Ai përmendi si figura kyçe biznesmenin Geron Meçe dhe Armand Frangun, të cilët, kanë qenë ortakë në biznes dhe kanë themeluar disa kompani që dyshohet se janë përdorur për transaksione dhe justifikim qarkullimi parash.

Saraçi: Për pjesën e bashkëpunimit me krimin e elaboroi pak Tani, por ajo që doja të shtoja për të plotësuar Tanin, është fakti që kjo dosje u u zbulua dhe nisi të hetohet, pavarësisht denoncimeve të Arben Ahmetaj, vetëm për shkak të kriminalizimit të institucioneve shtetërore dhe babëzia e këtij grupi të caktuar për të përfituar gjithçka dhe për të pasur gjithçka në xhep.

Sepse dhe personazhe të cilat janë të përfshirë në këtë skemë, janë të njëjtët personazhe të cilët kanë përfituar fonde. Tani flasim për shtetasin Geron Meçen. Që na del tani që është biznesmeni, u mor peng nga këta personazhe për mos të folur, për mos u ankuar. Po kush është Geron Meçe? Geron Meçe është ortaku apo ish-ortaku në letra i Armand Frangut. Baxhanaku i kryeministrit Edi Rama..

Ne si televizion dhe emisioni Plug, e ka investiguar në kohët e fundit, që në momentin që e denoncoi Arben Ahmetaj dhe çfarë rezultoi? Rezultoi që kjo linjë, përfshirë edhe Armand Frangun, edhe Geron Meçen, kanë përfituar rreth 53 milionë euro nga Akshi, tendera. Pra, flasim për lidhje të ngushta mes personave që tani janë, se Geron Meçe tani është në në stadin, duke qenë që i rrezikohet jeta, ka pranuar të flasi dhe ka treguar. Po ka qenë pjesë e sistemit. Por thjesht, por thjesht siç funksionon sot që përdoren njerëzit deri në një farë pike dhe më pas lëshohen.

Në rastin konkret është kërcënuar dhe është detyruar që të flasi për të mbrojtur veten. Për të marrë garanci, sepse bëhet fjalë për shuma shumë të mëdha, për shumë fonde të mëdha.

Kaq, e thjeshtë është, por lekët qëndronin në të njëjtat duar, vetëm ndryshonin lojtarët në fushë. Dhe lidhja bëhet pikërisht që SPAK duhet të shkojë pikërisht në në gjenezë të  situatës, nëse do ta hetojë deri në fund. Se për çfarë bëhet fjalë? Janë, të dhënat, shumë konkrete. Flasim për Geron Meçen dhe Armand Frangun, të cilët së bashku kanë themeluar dy kompani dhe janë, ka qenë ortak në biznes. Dhe më pas Geron Meçe për të shmangur dhe këto gjurmët, themelon dy kompani të tjera, me një prej këtyre, ka arritur të marri 53 milionë euro.

Dhe ku bëhet lidhja e këtyre personazheve edhe në biznese? Të katër bizneset, kompanitë ku kanë qenë ortak dhe më vete të Geron Meçes, e para, kanë të njëjtën adresë. Janë në rrugën Papa Gjon Pali, në të njëjtin pallat. E dyta, kanë të njëjtët punonjës. Pra, punonjësit që punonin te kompania e Geron Meçes, po punonin tek Armand Frangu, kompanitë zinxhir që të krijuara për transaksionet, për të justifikuar qarkullimin e parave, kanë po prapë të njëjtët punonjës dhe në total të gjithë këto makinacione me hapje kompanish, me marrje tenderash shkonin, në 53 milionë euro.

Kurse përsa i përket dosjes aktuale, janë 12 procedura tenderuese të cilat janë gjetur me shkelje. Dhe ajo që është më e rrezikshme në këtë situatë, që duhet të plotësoj Tanin për cënimin e sigurisë kombëtare, është fakti se dy nga tenderat të cilët janë përfituar nga ky zinxhir kriminal, një është për dosjet e prokurorisë së përgjithshme, për dosjet hetimore të prokurorisë së përgjithshme, dhe e dyta është për transaksionet e thesarit të shtetit. Pra, kanë paratë që shohin ku shkojnë, si shkojnë, emra biznesmenësh, kompanish, marrëdhënie me jashtë, me brenda, me të gjitha dhe dosjet hetimore.

E kuptojmë për çfarë po flasim? Është cënimi i drejtpërdrejtë i sigurisë kombëtare, sepse kanë  dy pika kyçe të  funksionimit të shtetit. Të gjithë paratë që qarkullonin, shkonin, kontrolloheshin, apo ishte dhënë e drejta që të të administroheshin apo të ngrinin sistemet këta personazhe që funksiononin si organizatë e strukturuar kriminale. Përsa i përket mënyrës së funksionuarit, nuk është Geron Meçaj i vetmi, është Daniel Shima që i tha Ahmetaj. Është pjesa e zhdukjes. Dhe akoma më keq, është fakti që në lojë është e përfshirë edhe policia e shtetit. Në të dyja rastet e pengmarrjes, si Daniel Shima, thoshte...

Në fund prokuroria, SPAK, kujdesej të shkruante që vazhdojnë hetimet për persona të tjerë. Nga praktika që kemi parë, pavarësisht se unë nuk jam shumë partizan i praktikave të SPAK, kemi parë një nisje paraprake, vetëm majën e ajsbergut me ndërhyrjen e parë dhe më pas kemi parë elaborim deri në personazhe kryesorë të ngjarjes. Le të presim të shohim nëse ky vijimi i hetimeve të prokurorisë do të shkojë tek përfituesit real të fondeve.

Mjafton të kishin shkuar te kompanitë, tek adresa e kompanive të Geron Meçes, për të kuptuar se kush janë personat e tjerë të përfshirë. Për më tepër që të njëjtat personazhe, përveç se Mirlinda Karçanaj dhe të tjerë drejtues të AKSH-it, kanë dhe familjarët e tyre në komisione dhe në drejtori që japin tendera. Pra, janë kujdesur që të çojnë familjarë të tyre dhe brenda AKSH-it, se nuk kanë shumë besim tek zyrtarët që punësohen politikisht. Kanë çuar familjarë, kanë çuar kunata, motra e të tjera dhe janë, janë me emra të faktuara.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?