Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme
POLITIKE

“Policia merr urdhra politikë”/ Avokati-Ramës: Liro protestuesit, ose do të shkaktosh revoltë!

P
Piranjat 2 July 2026, 17:18 · 3 min lexim
“Policia merr urdhra politikë”/ Avokati-Ramës: Liro

Avokati Alban Duraj foli nga Komisariati nr.4 në kryeqytet, ku po mbahen disa prej aktivistëve të arrestuar sot gjatë përplasjeve te parlamenti. Avokati u shpreh se arrestimet e tyre janë të paligjshme dhe se SPAK duhet të nisë hetimet në zinxhirin e policisë.

Sakaq, bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të tyre, pasi përndryshe revolta popullore do jetë e paparë dhe më e madhe.

Avokati Alban Duraj: Jemi mësuar si është sjellë Rama me ministrat e vet, ministri të ketë ndërgjegje qytetare dhe pastaj ligjore. Qytetarët janë në të drejtën e tyre ligjore. Në rast se nuk respektohet ligji kallëzimi penal dhe SPAK do vijojë hetimin për këto arrestime të paligjshme. Janë shkelur të gjitha kriteret. Lidhur me masën e arrestit.

Kur arrestohet dikush në flagrancë duhet të arrestohet me minimumin e krimit 5 vite burg. Çfarë kanë bërë protestuesit? Ata punonjës policisë që kanë respektuar rregulla të paligjshme do të mbajnë përgjegjësi penale. Askush nuk do i shpëtojë. I kërkojmë punonjësve të policisë të braktisin urdhrat e paligjshëm. Të mos guxojnë të bëjnë veprime të paligjshme. Nuk kemi asnjë njoftim, është bunker. Ata presin urdhrat. Urdhrat janë politik. Asnjë vepër penale nuk është ushtruar nga protestuesit.

Nuk duhet të kishim asnjë arrestim në flagrancë. E parë nga të gjithë mediat që ka qenë policia që ka provokuar dhe dhunuar protestuesit. Protestuesit janë kundërpërgjigjur, jo në mënyrë proporcianale. Punonjësit e policisë kanë ushtruar dhunë. Kërkesë tjetër, përveç lirimit, kërkojmë edhe nga prokurori i gatshëm që ka këtë çështje të urdhërojë lirimin. Të mos procedojë. Edhe nëse hetohen të hetohen në gjendje të lirë. Kërkojmë që zoti Rama të reagojë në mënyrë të menjëhershme me këto arrestime të paligjshme. Nëse  nuk e bëjnë një gjë të tillë revolta është ligjshme.

Policia ka një plan për të penguar protestën e datës 4. Të vendoset lirimi i tyre, ndryshe revolta popullore do jetë më e madhe do jetë e paparë.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.