Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Banorët e Moravës, dhjetëra herë të përmbytur, asnjëherë të dëmshpërblyer: Na duan vetëm kur ka zgjedhje... Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre...
POLITIKE

Policia tentoi t'i ndalonte, qytetarët "shqyejnë" gardhin metalik, përplasen me efektivët

P
Piranjat 3 June 2026, 18:40 · 2 min lexim
Policia tentoi t'i ndalonte, qytetarët "shqyejnë"

Me tensione ka nisur protesta e katërt kundër projektit turistik në Zvërnec. Teksa qindra qytetarë dhe aktivistë po marshonin drejt Kryeministrisë, një grup protestuesish ka tentuar të çajë kordonin metalik të vendosur nga policia në zonën e Urës së Lanës.

Në terren vihet re një prezencë e madhe e forcave të Policisë së Shtetit, të cilat kanë krijuar një perimetër sigurie me barriera metalike dhe efektivë të shumtë për të kontrolluar lëvizjen e protestuesve drejt institucioneve qendrore.

Për disa minuta janë regjistruar momente tensioni, ndërsa protestuesit kanë kundërshtuar vendosjen e gardhit metalik dhe kanë kërkuar kalimin drejt segmentit që të çon në zonën e Kryeministrisë. Forcat e policisë kanë mbajtur pozicionet e tyre, ndërsa situata ka vijuar të mbetet nën monitorim.

Lidhur me masat e marra, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, deklaroi se vendosja e gardhit nuk ka lidhje me protestën, por me planin e sigurisë për ndeshjen miqësore Shqipëri-Izrael.

“Kjo zonë është zonë sigurie për ndeshjen Shqipëri-Izrael. Prandaj është marrë kjo masë. Janë masa sigurie që merren në çdo ndeshje dhe nuk mund të bëjmë ndryshime sot”, tha Hita.

Protesta kundër projektit në Zvërnec po zhvillohet për të katërtën ditë radhazi. Qytetarët dhe aktivistët kërkojnë ndalimin e investimit, ndërsa qeveria vijon ta mbrojë atë si një projekt strategjik për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë së vendit. Situata mbetet dinamike, ndërsa protestuesit vijojnë grumbullimin në zonën pranë kordonit të policisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Piranjat News (@newspiranjat)

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.