Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

Politico: Rreth 200 mijë shqiptarë zbresin në shesh kundër tij, Rama tërbohet dhe i quan hajvanë e fashistë

P
Piranjat14 June 2026, 20:30 · 3 min lexim
Politico: Rreth 200 mijë shqiptarë zbresin në shesh kundër

Protesta qytetare që prej 15 ditësh po zhvillohet në Tiranë ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare.

Në një artikull të publikuar nga Politico.eu, evidentohet zgjerimi i pakënaqësisë qytetare ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, ndërsa protestat kanë evoluar në kërkesa më të gjera politike, përfshirë edhe dorëheqjen e tij nga 200 mijë shqiptarë.

Kryeministri shqiptar Edi Rama reagoi të dielën kundër “Revolucionit Flamingo”, duke kritikuar veprimet e turmave dhe duke iu referuar një pjese të protestuesve si “hajvanë”.

Në podcastin e tij javor, Rama tha se e konsideron të papranueshme që një pjesë e protestuesve kanë bërë thirrje për bojkotimin e koncerteve të këngëtarëve të njohur, për shkak se ata kanë refuzuar të shprehen publikisht mbi protestat në vazhdim. Ai gjithashtu kritikoi atë që e cilësoi si “dhunë online” dhe kërcënime ndaj personave që nuk kanë mbajtur një qëndrim publik.

Deklaratat vijnë në një kohë kur protesta ka hyrë në ditën e saj të 14-të radhazi, ndërsa shqiptarët mbushën rrugët e Tiranës gjatë fundjavës në demonstrimin më të madh të zhvilluar deri tani, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

Protesta e së shtunës mblodhi, sipas vlerësimeve, nga 100 mijë deri në 200 mijë pjesëmarrës. Ajo u zhvillua në mënyrë paqësore dhe u ndoq nga fëmijë, të moshuar dhe familje të tëra. Madje, në protestë ishte krijuar edhe një hapësirë e posaçme ku fëmijët mund të vizatonin dhe të pikturonin.

Tashmë në javën e dytë radhazi, protesta është shndërruar nga një lëvizje që fillimisht kërkonte anulimin e një resorti luksoz të lidhur me Jared Kushner, në një nga demonstratat më të mëdha kundër qeverisë që Shqipëria ka parë që prej rënies së komunizmit në vitin 1991.

Rama dënoi gjithashtu një nga sloganet e përdorura në protestë, sipas të cilit “Shqipëria u përket shqiptarëve”. Ai tha se kjo tingëllon sikur nënkupton se kushdo tjetër nuk është i mirëpritur në vend.

“Ashtu si Gjermania ishte ‘për gjermanët’ dhe më pas u bë ‘delja e zezë’ e Europës për shumë e shumë vite”, u shpreh ai.

Ndërkohë, demonstratat në mbështetje të “Revolucionit Flamingo” pritej të vazhdonin të dielën si në Tiranë, ashtu edhe në vende të ndryshme të botës, me tubime të planifikuara nga Nju Jorku dhe Berlini deri në Vjenë dhe Londër./ Politico.eu/ 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.