“Politikanëve t’u konfiskohet pasuria, jo të bëjnë një vit burg”/ 32 ditë revoltë! ‘Shpërthen” pensionisti: Në fund të muajit duhet të marr borxh, nuk ia dal dot

Ka nisur këtë të mërkurë protesta e 32-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, ku pritet të shprehin sërish kërkesat për dorëheqjen e qeverisë.
Mes protestuesve ishte edhe një pensionist, i cili foli për vështirësitë ekonomike me të cilat, sipas tij, përballen të moshuarit. Ai u shpreh se rritja e çmimeve dhe e qirave e ka bërë të pamundur përballimin e shpenzimeve me pensionin që merr, duke shtuar se në fund të çdo muaji detyrohet të marrë borxh.
“Qeratë e shtëpive dhe çmimet janë ngritur. Me atë pension që kam, unë deri në fund të muajit duhet të marr borxh. Herën e fundit mu rrit pensioni vetëm 2700 lekë të vjetra. Kam një propozim, duhet t’i kontrollojmë pasurinë politikanëve, SPAK, jo vetëm të bëjnë një vit burg. Të konfiskohen pasuritë e t’i shkojnë popullit”, tha ai.
Lexo edhe
POLITIKE
Vata në Parlamentin Europian: Shqipëria po përballet me krizë të demokracisë dhe dhunë ndaj protestuesve

“Paguan çdo 30 minuta shuma marramendëse, por s'e kontrollon dot algoritmin”/ Berisha: Rama i pashpresë, “Gen Z” di vetëm të fitojë...

FOTO/ Eurodeputetja gjermane denoncon Erion Braçen: Shikoni si kërcënon aktivistet

Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD, sot votohen emrat e rinj; Berisha: Misioni ynë është rikthimi i votës së lirë dhe rotacioni i pushte...

'Raporti i PPE-së sinjal i qartë për Ramën', Zhulali: Kërkohet qeveri kujdestare para zgjedhjeve

Balluku nën akuzë për mln euro, eurodeputetja Strik: Politikanët nuk duhet të mbrohen apo të pengojnë hetimet

PPE miratojnë raport dhe rezolutë për Shqipërinë, Berisha: Raporti, pasqyrë e regjimit të Edi Ramës

Eurodeputetët nuk morën garanci nga qeveria shqiptare për Zvërnecin





