Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj
POLITIKE

“Populli i ka thënë boll kësaj politike”/ Meçan Zotaj: Qeveria e Ramës i ka mashtruar sistematikisht qytetarët!

P
Piranjat25 August 2026, 19:59 · 2 min lexim
“Populli i ka thënë boll kësaj politike”/

Ish luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj theksoi se qytetarët kanë rrëzuar mendësinë dhe “sindromin” se njëra nga dy partitë e mëdha duhet të jenë të vetmet që mund të qeverisin vendin.

Ai theksoi se qeveria e Edi Ramës, që me ardhjen në pushtet, i ka mashtruar sistematikisht qytetarët shqiptarë.“Është rrëzuar mendësia ose sindroma që një nga këto dy parti duhet të jetë në pushtet. Njerëzit nuk rreshtohen më në emër të partisë, por të interesit kombëtar. Është këputje zinxhirësh nga sindroma e skllavit politik. Më dhimbsen ata që mendojnë se akoma mbijetesa është e mundur në zinxhirët e partisë. Ne jetojmë edhe më mirë dhe dinjitetshëm. Kjo qeveri ka mashtruar prej 2013 shqiptarët.
Roma ka përfunduar para 2 mijë vjetësh ciklin e ujësjellësve dhe kanalizimeve, ne akoma sot nëpër fushata premtojnë ujësjellës e kanalizime. Këtu vidhen edhe filterat e ujit. Njerëzit jetojnë në gjendje të tmerrshme saqë në 2026 të blejnë ujë me bidona.”, tha mes të tjerash ai.

Ai theksoi se do ta gjejnë një mënyrë paqësore për të bërë të mundur largimin e Ramës.

“Të mos eskalojmë me masa të tjera, ne do të gjejmë një rrugë. Nuk duhet të rehatohet për mënyrën paqësore. Këto janë injorancat e tij që e bëjnë agresiv popullin. Do të gjejmë një rrugë paqësore”, tha ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.