“Populli në rrugë, pushteti në jaht”/ Protestuesit ironizojnë Ramën me pankarta në ditën e 67-të të tubimit

Në ditën e 67-të të protestës kundër qeverisë, qytetarët kanë përcjellë mesazhe të reja përmes pankartave të vendosura përpara Kryeministrisë, ku në fokus ishte kryeministri Edi Rama.
Një prej pankartave më të spikatura mbante mbishkrimin “POPULLI NË RRUGË. PUSHTETI NË JAHT”, e shoqëruar me një fotografi të kryeministrit gjatë pushimeve në Dhërmi, referuar videos së publikuar një ditë më parë ku ai shfaqej duke lundruar me një skaf. Krahas saj ishte vendosur edhe një foto e protestuesve të mbledhur prej 67 ditësh përpara godinës së Kryeministrisë.
Një tjetër pankartë përsëriste të njëjtin mesazh me shkrimin: “REALITETI NUK FSHIHET ME FOTO. POPULLI NË RRUGË. PUSHTETI NË JAHT”, duke ironizuar publikimet e kryeministrit gjatë pushimeve.
Mes mesazheve të ekspozuara ishte edhe pankarta “67. ÇDO DITË KA RËNDËSI”, me të cilën protestuesit theksuan vazhdimësinë e tubimeve dhe angazhimin për të vijuar protestat.
Lexo edhe
POLITIKE
Dita e 67-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë me thirrje kundër Ramës

Abilekaj: Rama i ka kthyer bashkitë në makinë votash, jo në institucione shërbimi

Qeveria Rama, e vetmja në Europë që blen avionë zjarresh me tendera sekretë

Anulimi i kontratës së aeroportit të Vlorës/ Berisha: Histori korrupsioni e Ramës, Ballukut dhe Ballës

U emërua nga Balluku/ Drejtori i Portit të Durrësit merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës

Berisha: Dënoj shpalljen ‘non grata’ të gazetarit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, ku janë shoqatat që mbrojnë gazetarët…

“75 milionë euro për Inteligjencën Artificiale inekzistente” – Berisha lëshon akuza të forta nga selia blu: Armand Frangu merr paratë e t...

Arrestimi në Francë/ Berisha: Rama urdhëroi t’i disbursohen 8.5 mln euro Ermal Beqirit!





