‘Porti i Durrësit, gabim’/ Këlliçi: Alabar denoncoi Ramën, SPAK të hetojë këtë krim të rëndë!

Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi këkron që SPAK të veprojë, lidhur me që e konsideron si krim të rëndë me Portin e Durrëst.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se vetë miku i Edi Ramës, Alabar pranoi se projekti i Portit të Durrësit ishte i nxituar dhe një gabim.
Këlliçi thekson në statusin e tij, se vetë Alabar paralajmëron dështimin.
‘Po ky rast ishte një kulm i papërgjegjshmërisë dhe tradhtisë ndaj vendit. Sepse një port 2 mijë vjeçar, me 80 hektarë truall me vlerën më të madhe në vend, ju fal mikut të Edi Ramës pa asnjë diskutim, debat, dëgjesë’, shkruan Këlliçi.
Edhe Alabar denoncon Edi Ramën, çfarë pret SPAK të veprojë për krimin e rëndë me Portin e Durrësit?!
Miku i Edi Ramës Alabar, që mori falas 80 hektarë truall në portin e Durrësit, qenka shprehur se ky projekt ishte i nxituar dhe një gabim. Alabar paralajmëron kështu dështimin!
Në kulmin e protestave kundër korrupsionit dhe arrogancës së Edi Ramës, vjen një tjetër konfirmim se Kryeministri e ka trajtuar vendin si plaçkë dhe pronë private.
Po ky rast ishte një kulm i papërgjegjshmërisë dhe tradhtisë ndaj vendit. Sepse një port 2 mijë vjeçar, me 80 hektarë truall me vlerën më të madhe në vend, ju fal mikut të Edi Ramës pa asnjë diskutim, debat, dëgjesë.
Pra Edi Rama e trajtoi nyjen më të rendesishme tregtare dhe strategjike të kombit, sikur ta kishte kopshtin e tij në Surrel.
Deri tani, miku i Kryeministrit nuk ka investuar asnjë qindarkë. Aty janë hedhur rreth 60 milionë euro të marra nga qytetarët shqiptarë me kontratë porosie.
Janë bërë disa godina që u zhytën 18 centimetra, çka hodhi dyshime mbi cilësinë e punimeve.
Edi Rama fali një pronë kaq të çmuar duke e ndëshkuar Shqipërinë, duke e rrezikuar ta lërë pa port.
Pra kemi të bëjmë me disa krime të rënda.
Çfarë pret SPAK për ta marrë të pandehur e për ta vënë para përgjegjësisë, autorin e kësaj afere, që është Edi Rama?!
Lexo edhe
POLITIKE
“Investimi mbi 400 mijë euro”, Zhupa akuza bashkisë Sarandë: Banorët e Gjashtës 3 muaj pa ujë

Pas krizës së emigrantëve në Spanjë, Meloni kërkon zgjerimin e “modelit shqiptar”

Vasili: Alabar pranoi dështimin, SPAK po mbron Ramën për aferën e Portit të Durrësit

ABC Australia: “Revolucioni i Flamingove”, zemërimi më i madh në Shqipëri që prej rënies së komunizmit

Protesta kundër qeverisë hynë në ditën e 64-të/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama





