Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
POLITIKE

“Poshtë qeveria”/ Protestuesit i shkojnë Ramës te Kryeministria: I pabesë!

P
Piranjat 1 August 2026, 20:09 · 1 min lexim
“Poshtë qeveria”/ Protestuesit i shkojnë Ramës te

Me flamuj kombëtarë, pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit janë nisur drejt Kryeministrisë pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Tubimi nisi në qendër të kryeqytetit, ku qytetarë dhe përfaqësues të diasporës u mblodhën për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë.

Pas fjalimeve dhe thirrjeve në shesh, protestuesit nisën marshimin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në drejtim të godinës së Kryeministrisë.

Gjatë marshimit, protestuesit kanë brohoritur thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, mes tyre “Poshtë qeveria”, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe mbajtjen e përgjegjësisë për çështjet që ata i konsiderojnë problematike.

Në duar protestuesit mbajnë pankarta me mesazhe politike dhe kundër qeverisë, ndërsa kanë kundërshtuar edhe dokumentin strategjik të prezantuar nga kryeministri Rama, duke e shoqëruar me thirrjet “Edi Rama i pabesë”.

Diaspora shqiptare e ka cilësuar pjesëmarrjen në protestë si një mesazh solidariteti me qytetarët brenda vendit, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje që tubimi të zhvillohet në mënyrë paqësore.

Protesta vijon në bulevardin përpara Kryeministrisë, ndërsa pritet të ketë fjalime dhe reagime të tjera nga organizatorët.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.