Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shtyrja e Panairit të Librit në Tiranë! Zbulohen datat e reja, ja kur do të mbahet “Më sulmoi ariu!”/ 61-vjeçari në Bulqizë dyshohet se është vrarë, shoqërohet në polici gruaja dhe djali... Macron uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula: Franca mbështet dialogun me Serbinë Studentët në protestë për të 23-ën ditë radhazi, marshojnë drejt Ekonomikut: Rama jepe dorëheqjen Zbulohen rezultatet e para të toksikologjisë për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, në gjak u gjetën…... “Kosova e angazhuar për integrimin evropian”, Marta Kos: Serbia ka bërë hapa mbrapa! Qeveria e re ka mundës... Kos “i vë gishtin plagëve” të Shqipërisë: Drejtësia dhe sundimi i ligjit, sfidat kryesore në rrugën drejt B... Tragjedi në Itali, e zuri poshtë porta metalike, humb jetën në vendin e punës 61-vjeçari shqiptar (EMRI) Rezerva ushqimore dhe uji për të paktën 72 orë! Kanadaja u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për emergje... Kremlini zbulon temat e bisedimeve me Kievin në Abu Dhabi, Peskov: Garancitë e sigurisë për Rusinë dhe Ukra... EMRAT/ Dhunuan punonjësin dhe grabitën xhiron e karburantit në Klos, arrestohen dy të rinjtë Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten nga sot
POLITIKE

"Pozita e Ballukut është rënduar"-Gjekmarkaj: SPAK të kërkojë sërish arrestimin e saj, të shkohet edhe tek ‘Perandori’

P
Piranjat20 September 2026, 12:56 · 3 min lexim
"Pozita e Ballukut është rënduar"-Gjekmarkaj: SPAK

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj komentoi edhe çështjen e ish zëvendës kryeministres Belinda Balluku, duke theksuar se Prokuroria e Posaçme duhet të kërkojë sërish heqjen e imunitetit të deputetes.

Ai theksoi se ndaj Ballukut janë shtuar akuza më të rënda dhe se nuk ka më asnjë justifikim që kryeministri Edi Rama të mund ta mbrojë atë sërish nga arrestimi.

“Mbi zonjën Balluku rëndojnë akuza të rënda. Kur erdhi çështja e imunitetit të saj në parlament, Edi Rama përdori standard të dyfishtë, duke përdorur sofizma të tipit se nuk është akuzuar për korrupsion. Në dijeninë time, këto akuza janë rënduar dhe SPAK duhet të jetë koherent dhe nuk do të kishte asnjë justifikim nëse pengohet sërish nga ana e qeverisë dhe Ramës dhe mendoj se duhet të shtrohet sërish.”, tha ai, në intervistën për emisionin “Kjo Javë”.

Ai theksoi se drejtësia mund të veprojë për një episod apo person të caktuar të implikuar, por e rëndësishme është që të shkohet më lart, te kryeministri Edi Rama, që ai e cilësoi si ‘Perandori’.

“Mendoj që përgjegjësinë kryesore për çdo gjë le të themi madje nëse do për gjërat pozitive që ka bërë qeveria si meritë, por më shumë për atë koleksion gjërash negative që na shoqërojnë në jetën e përditshme deri tek emrat që përmendëm, skandalet e tyre korrupsioni, akuzat, krejt sistemi, se ne kemi dhe AKSHI-n që është një gropë tjetër e madhe, e zezë dhe e turpshme. Të gjitha këto lidhen me emrin e kryeministrit, sepse ai është, le të themi, figura qendrore, figura kontrolluese dhe ka ndërtuar një sistem të tillë si ai i patronazhimit të shoqërisë.

Është patronazhimi i brendshëm piramidal i pushtetit, ku ai ka të gjithë njerëzit e tij që nuk mund të lëvizin, mendoj as qerpikun pa marrë miratimin e tij. Po kështu që mund të zgjidhet një episod, mund të veprojë drejtësia, por fenomeni mbetet, problemi mbetet dhe do të kemi të tjerë personazhe dhe duket sikur ne jemi në një arenë ku gëzohemi me personazhet e radhës, por në fakt perandori është atje sipër dhe e shijon lojën. Çështja kryesore është tek perandori”, u shpreh ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.