Prapaskenat e vendimit për largimin e Marjana Koçekut nga PS

Deputetja e Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës, Marjana Koçeku, ka njoftuar pasditen e sotme se nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar socialist dhe do të vijojë mandatin si deputete e pavarur.
Sipas informacioneve të A2, vendimi i saj vjen pas një sërë qëndrimesh dhe zhvillimesh të fundit brenda grupit parlamentar të PS-së, përfshirë edhe mosvotimin e ligjit për barazinë ligjore, ku deputetja është larguar nga salla gjatë votimit.
Gjithashtu raportohet se Koçeku ka marrë kritika edhe në mbledhje të mbyllura të grupit parlamentar socialist, përfshirë edhe nga kryeministri Edi Rama, lidhur me çështje si prishjet e ndërtimeve në Theth.
Në qëndrimet e saj publike, Koçeku ka folur më herët për ndotjen mjedisore, duke ngritur shqetësime për ndotjen e lumenjve si në takime lokale në Shkodër, ashtu edhe në Kuvend, ku në disa raste ka mbështetur edhe qëndrime të deputetëve të opozitës, përfshirë Kliti Hotin.
Gjithashtu, ajo ka reaguar në mbështetje të rektorit Gjuraj dhe ka mbajtur qëndrime që kanë sjellë diskutime brenda radhëve të PS-së.
Raportohet se në një aktivitet për 35-vjetorin e PS-së në Shkodër, gjatë një takimi në kala, deklarata e saj drejtuar kryeministrit Rama për “bluzën rozë me flamingo” është interpretuar si ironi nga disa pjesëmarrës.
Lexo edhe
POLITIKE
Tomorri: Çdo sekondë tjetër që Rama qëndron në detyrë, dëmi që shkakton rritet

“Ç’doni këtu, po flet broçkulla? Kushner po arrin një m*t” – Rama nxehet me gazetaren amerikane

Berisha apel për solidaritet: Protesta ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve

Neni 20 për Zonat e Mbrojtura/ Pse u justifikua tani Rama për ndryshimin e ligjit?

Kim Mehmeti porosi protestuesve: Ju jeni investimi më i madh strategjik që është bërë në Shqipëri!

Politico: Rreth 200 mijë shqiptarë zbresin në shesh kundër tij, Rama tërbohet dhe i quan hajvanë e fashistë

Zyrtarët e PS-së në Pukë dhe Shkodër distancohen nga Rama, i bashkohen protestës qytetare

“Diaspora blen ilaçet për prindërit në Shqipëri”/ Protestuesja: Ky vend është harruar nga politikanët





