Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi...
POLITIKE

Prapaskenat/ Pse po e vonon SPAK kërkesën për arrestimin e Ballukut

P
Piranjat29 June 2026, 17:57 · 4 min lexim
Prapaskenat/ Pse po e vonon SPAK kërkesën për arrestimin e

Hezitimi i kreut të ri të SPAK, Klodian Braho, për të dërguar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas rëndimit të akuzave për të, ka ngritur një varg dyshimesh. I njëjti, që në dhjetor të vitit të kaluar, mbrojti bashkë me prokurorin e çështjes Dritan Prençi, nevojën për arrestimin e Ballukut për shkak të rëndimit të veprës penale (veç tunelit të Llogarasë, u ngritën akuza edhe për 11 tenderime të Unazës së Madhe të Tiranës), pra vetë kreu aktual i SPAK, tashmë kur për ish numrin dy të qeverisë janë shtuar edhe akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, nuk ka ndërmend të veprojë.

Shefi i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, deklaroi sot përpara gazetarëve se ka indicie se SPAK po e zvarrit kërkesën për imunitetin e Ballukut pasi mund të ketë ndërhyrje nga kryeministri Rama. “A ka ndërhyrë Edi Rama tek drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme për të shtyrë, të paktën deri në shtator, zbatimin e ligjit dhe të të njëjtit standard në çështjen Balluku?”, ishte një nga pyetjet për të cilat Bardhi tha se kreu i SPAK ka detyrimin t’u përgjigjet shqiptarëve. 

Dyshimet për mënyrën se si po vepron SPAK me dosjen Balluku 2, janë shtuar bashkë me zërat se kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, gjendet shpesh në të njëjtën valë interesash me kryeministrin Rama. Zbehja e autoritetit të prokurorisë së posaçme pas sulmeve nga ana e mazhorancës, lënia pa mbrojtje e prokurorëve të veçantë që sulmohen nga mediat e qeverisë dhe mbi të gjitha shuarja graduale e disa skandaleve që lidhen direkt me kryeministrin, kanë shënjuar atë që mund të quhet tashmë si epoka e squlljes përfundimtare të “heronjëve të fëmijëve tanë”. Klodian Braho, prokurori që la jashtë akuzës Erion Velinë në aferën skandaloze 5D, duhet patjetër të japë një shpjegim se përse institucioni që ai drejton nuk i drejtohet Kuvendit me një kërkesë të re për imunitetin e Ballukut, ndërkohë që akuzat kundër saj janë rënduar. 

Mungesa e një shpjegimi publik përforcon versionin se Braho preferon të mos rëndojë pozitat e Edi Ramës, ndërkohë që dhjetra mijëra njerëz protestojnë kundër regjimit të tij. Duke bërë politikë dhe jo drejtësi, kjo zvarritje e SPAK i jep oksigjen autokratit të Tiranës me shpresën se vala e protestave do të bjerë dhe çështja Balluku t’i mbetet sesionit të ardhshëm parlamentar. Një debat për imunitetin e Ballukut në këto ditë tensioni dhe ankthi për Edi Ramën, do të shtonte presionin e publikut dhe ndërkombëtarëve mbi mazhorancën socialiste. Por nëse ky është halli i kryeministrit, përse duhet të jetë edhe halli i SPAK? 

Akti ndaj ish zv/kryeministres nuk ka të bëjë thjesht me çështjen e një apo disa vilave të përfituara nga korrupsioni. Ai i hap rrugë hedhjes dritë mbi një sistem të kalbur nga korrupsioni dhe krimi, kundër të cilit njerëzit janë sot në rrugë. Afera Balluku ngërthen gjithë modelin mafioz të kapjes së shtetit dhe kontrollit mbi qytetarët nëpërmjet tenderave të trukuar, përdorimit të krimit të organizuar, korruptimit të biznesmenëve dhe drejtuesve të mediave, si dhe, krimit zgjedhor që kulmoi në qarkun e Fierit një vit më parë. /Lapsi.al

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.