Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin
SPORT

“Prehu në paqe”, Mançester Junajtid bën gafën epike pas eliminimit të lojtarit të tyre nga Kupa e Botës

P
Piranjat 1 July 2026, 19:39 · 1 min lexim

Bregu i Fildishtë u eliminua një natë më parë nga Norvegjia në raundin e 1/16-ave të Kampionatit Botëror, duke i dhënë fund rrugëtimit të tij në turne.

Megjithatë, vëmendjen më të madhe nuk e mori vetëm rezultati në fushë, por edhe një postim i publikuar nga llogaria e Mançester Junajtid Indonesia.

Në mesazhin kushtuar futbollistit të "Djajve të Kuq", Amad Diallo, administruesit e faqes synuan ta falënderonin për paraqitjet në Botëror. Por, në versionin në anglisht të postimit u përdor fraza: "Rest in peace."

Ky formulim, që në anglisht do të thotë "Prehu në paqe", u konsiderua menjëherë si një gafë, pasi zakonisht përdoret për të shprehur ngushëllime për persona të ndjerë dhe jo për eliminimin e një skuadre nga një kompeticion sportiv.

Postimi u bë shpejt viral në platformën "X", ku përdorues të shumtë reaguan me komente ironike dhe meme, duke e kthyer gabimin në një nga momentet më të komentuara pas ndeshjes.

“Prehu në paqe”, Mançester Junajtid bën gafën

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.