Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
POLITIKE

‘Prej 6 ditësh në luftë me flakët’/ Kalaja: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Krujë

P
Piranjat13 August 2026, 11:29 · 4 min lexim
‘Prej 6 ditësh në luftë me flakët’/ Kalaja:

Kryetari i PD në Krujë, Aulon Kalaja, ka ngritur alarmin mbi situatën e rënduar nga zjarret, që prej gjashtë ditësh vijojnë të përfshijnë zona të qytetit dhe të rrezikojnë banesat në disa zona të të Krujës kryesisht në Boje dhe fshatin Abaze.

I ftuar në edicionin informativ të lajmeve në Syri TV, Kalaja kërkoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Krujë, duke argumentuar se evakuimi i banorëve dhe rreziku i drejtpërdrejtë për banesat e bëjnë situatën emergjente.

Ai kritikoi menaxhimin e situatës nga autoritetet, duke theksuar se beteja e fituar të shtunën nuk nënkupton se zjarri është vënë nën kontroll, pasi flakët vijojnë edhe sot. Kalaja kërkoi shtim të forcave dhe mjeteve në terren, si dhe vlerësimin e mundësisë për të kërkuar ndihmë nga jashtë, veçanërisht nga Kosova.

Fjala e tij:

Për hir të së vërtetës, flakët edhe tani që po flasim vazhdojnë. Të dyja lagjet e Krujës, lagjja Abaze dhe lagjja Boje, janë faktikisht në orë shumë të rëndësishme. Pse e them këtë? Sepse gjithmonë paraditeve duhet t’i paraprijmë asaj që ndodh në orët e vona të darkës, për shkak se në orën 20:00 nuk ka më ndërhyrje nga ajri.

Ditën e djeshme ka pasur një problematikë për sa i përket helikopterëve, të cilët nuk kanë punuar me kohë të plotë në Krujë, siç kanë punuar ditët e para, për arsye se ju e keni raportuar që zjarre ka në të gjithë Shqipërinë dhe vëmendja ka shkuar tanimë edhe diku tjetër, ku po digjen lura, pyje, fshatra. Në Librazhd ka pasur zjarre, gjithandej në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Por nata e mbrëmshme ka qenë një natë e ankthshme për banorët e Abazes, të cilët janë evakuuar. Unë e kam bërë me dije këtë lajm rreth orës 7 të pasdites dhe televizioni juaj e ka transmetuar në kohë reale, ku policia ka shkuar nëpër banesat e banorëve për t’i nxjerrë jashtë, të paktën në 9 shtëpitë e fundit të lagjes, por janë evakuuar edhe banorë të tjerë për çdo lloj eventualiteti.

Ka disa problematika, përveçse flakët e zjarrit janë aktive në këto momente që flasim dhe janë aktivizuar me një fuqi shumë të madhe rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm. Aty po ndodh dhe një fenomen tjetër. Për shkak të nxehjes së madhe që ka marrë faqja e malit, po bien gurë nga lart.

Dhe kështu u rrezikohet jeta banorëve, kalimtarëve që shkojnë në punë apo që bëjnë detyrat kryesore të ditës, apo edhe automjeteve që ngjiten për në Malësinë e Krujës, drejt rrugës së Qafë-Shtamës, apo atyre që shkojnë drejt qendrës së Krujës.

Është një fenomen i cili ka ndodhur këto dy-tre ditët e fundit. Unë e pashë ditën e djeshme rrugën e malit të Krujës që kishte gurë të vegjël, por në lagjen Abaze po bien gurë të mëdhenj nga mali. Kini parasysh diçka: është një zonë malore dhe ka probleme të caktuara për sa i përket pozitës së Krujës, që është një pozitë strategjike e favorshme për luftëra, por nga ana tjetër, në kohë zjarresh apo fatkeqësish natyrore, ka probleme të tjera.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.