Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
POLITIKE

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH

P
Piranjat22 September 2026, 21:07 · 1 min lexim
Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë të martë shkarkimin e Vlora Hysenit nga detyra e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH).

Sipas njoftimit të Presidencës, vendimi është marrë në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës dhe nenit 5, paragrafi 2, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, i ndryshuar.

Shkarkimi është bërë me propozim të Kryeministrit.

Vendimi i Presidentit vjen pas masës së sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullimit nga ushtrimi i detyrës të vendosur ndaj Hysenit nga Gjykata e Posaçme, në kuadër të një hetimi të SPAK-ut të lidhur me dosjen e AKSHI-t.

Më herët gjatë ditës, Hyseni ishte raportuar se ndodhej jashtë vendit, ndërsa në mbrëmje u raportua se ajo ishte vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës dhe po shoqërohej drejt Shqipërisë për ekzekutimin e masës së sigurisë.

Vlora Hyseni drejtonte SHISH-in që prej vitit 2023.

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.