Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Banorët e Moravës, dhjetëra herë të përmbytur, asnjëherë të dëmshpërblyer: Na duan vetëm kur ka zgjedhje... Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ...
POLITIKE

Presidenti Begaj mesazh të rinjve: Merrni pjesë në proceset vendimmarrëse dhe zhvillimin e vendit

P
Piranjat 2 June 2026, 18:27 · 3 min lexim
Presidenti Begaj mesazh të rinjve: Merrni pjesë në proceset

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim të diplomuarit e rinj të Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike, të cilët i përgëzoi për përfundimin me sukses të programit dhe i inkurajoi të angazhohen aktivisht në jetën publike dhe shoqërore të vendit.

Gjatë bashkëbisedimit, Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e brezit të ri në forcimin e demokracisë dhe institucioneve, duke theksuar se njohuritë e fituara duhet të shërbejnë si bazë për një pjesëmarrje më të madhe në proceset vendimmarrëse dhe zhvillimin e vendit.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua procesit të integrimit evropian të Shqipërisë. Presidenti Begaj nënvizoi se vendi ndodhet në një moment kyç të rrugëtimit drejt Bashkimit Evropian, teksa po avancon në fazën e mbylljes së negociatave.

“Faza në të cilën ndodhemi kërkon shumë më shumë punë, shumë më shumë angazhim dhe shumë më shumë bashkëpunim për konsolidimin e shtetit ligjor, për të ndërtuar institucionet demokratike, për forcimin e lirive e të drejtave të njeriut, për forcimin e medias dhe për dialog gjithëpërfshirës e konstruktiv”, u shpreh Presidenti Begaj.

Sipas tij, anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një nga objektivat më të rëndësishëm strategjikë të Shqipërisë, por njëkohësisht edhe një përgjegjësi e madhe për përmbushjen e reformave dhe standardeve evropiane në të gjithë sektorët e shoqërisë.

Presidenti theksoi nevojën për vijimin e reformave transformuese, të cilat sipas tij dëshmojnë pjekurinë e shtetit dhe të shoqërisë shqiptare për t’u përballur me sfidat e së ardhmes.


“Ju jeni ata që do të ndërtoni të ardhmen”, iu drejtua Begaj të rinjve, duke i nxitur të thellojnë njohuritë e tyre dhe të kontribuojnë aktivisht në jetën publike.

Gjatë takimit u diskutua edhe rëndësia e forcimit të demokracisë, rritjes së përgjegjshmërisë në vendimmarrje dhe përmbushjes së standardeve evropiane si elemente kyçe për zhvillimin e mëtejshëm të vendit.

Presidenti Begaj vlerësoi gjithashtu kontributin e Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike në krijimin e një kulture të re politike dhe qytetare me frymë evropiane, si dhe falënderoi Këshillin e Evropës për mbështetjen e vazhdueshme në këtë proces.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.