Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj Studentët rrëzuan Vuçiçin pas 12 vitesh në pushtet/ Gazetarja i kujton editorialin me ish-presidentin serb,... Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH refuzon të marrë pjesë në seancë
POLITIKE

"Presion i drejtëpërdrejtë' - Nuri: Qeveria i shpall ‘ luftë’ gjyqësorit, u blllokon pagat

P
Piranjat 2 September 2026, 19:30 · 2 min lexim
"Presion i drejtëpërdrejtë' - Nuri: Qeveria i shpall

Sekretar për të Drejtat e Njeriut në Partinë Demokratike reagoi lidhur me vendimin e qeverisë për të bllokuar pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në një reagim në facebook, Franc Nuri e quan 'të paprecedentë. të padëgjuar, e të patolerueshme".

"Ky nuk është më debat për formulën e pagës. Ky është presion i drejtpërdrejtë financiar mbi pushtetin gjyqësor dhe një ndërhyrje flagrante në pavarësinë e tij' shkruan Nuri.

Reagimi:

QEVERIA I SHPALL « LUFTË » GJYQËSORIT, U BLLLOKON PAGAT GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE
Sulmet e Edi Ramës me gjyqtarët dhe prokurorët për çështjen e pagave nuk nisi sot. Ajo nisi kur Kryeministri sulmoi publikisht kërkesat e magjistratëve për pagat dhe ushtroi presion të hapur politik ndaj Gjykatës Kushtetuese, ndërsa kjo kishte në shqyrtim pikërisht këtë çështje.

Gjykata Kushtetuese nuk e pranoi tërësisht kërkesën, por e pranoi pjesërisht, konstatoi problemin kushtetues dhe i la mazhorancës afat deri më 31 korrik 2026 për të bërë rregullimin ligjor të nevojshëm.

Qeveria e Edi Ramës nuk e zbatoi. Afati kaloi.

Dhe sot shkon edhe më tej: përmes Ministrisë së Financave dhe Thesarit, bllokon pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në rang Republike.

E paprecedentë. E padëgjuar. E patolerueshme.

Ky nuk është më debat për formulën e pagës. Ky është presion i drejtpërdrejtë financiar mbi pushtetin gjyqësor dhe një ndërhyrje flagrante në pavarësinë e tij.
Rama nuk mund ta trajtojë drejtësinë si një drejtori në varësi të Kryeministrisë.

Në një Republikë normale dhe funksionale, Kryeministri si gjithë të tjerët i bindet Kushtetutës dhe vendimeve të gjykatave. Nuk i ndëshkon gjykatat sepse nuk i binden atij.
Franci NURI

Sekretar për të Drejtat e Njeriut
Partia Demokratike

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Nga kategoritë e tjera

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.