Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave  Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë
POLITIKE

Rama dërgon hetimin tatimor pranë familjarëve për të goditur Spiropalin

P
Piranjat26 June 2026, 15:25 · 2 min lexim
Rama dërgon hetimin tatimor pranë familjarëve për të


Për shkak të situatës së tensionuar politike së fundmi brenda PS-së, mesohet se ndaj subjekteve të lidhura me familjarë të ish-ministres Elisa Spiropali, janë shtuar kontrollet nga administrata tatimore dhe janë kryer verifikime të përsëritura në disa qytete.

Sipas të njëjtave burime, hetimi tatimor është shtrirë në biznese në Fier dhe Tiranë, ndërsa mësohet se janë ndërmarrë edhe kontrolle të reja, pavarësisht verifikimeve të mëparshme të kryera më herët gjatë këtij viti.

Gjithashtu, edhe policia ka ushtruar kontroll në një pronë të marrë me qira, ku është ndërtuar një kapanon bujqësor, duke ngritur dyshime për ndërtim pa leje. Pretendohet se objekti është ndërtuar me leje të rregullt ndërtimi, duke i konsideruar këto veprime si një seri kontrollesh të përsëritura ndaj aktivitetit të tyre ekonomik.

Këto kontrolle të shtuara tatimore te familjarët e Spiropalit, shtojnë dyshimet për presion politik ndaj kësaj të fundit lidhur me deklaratat dhe qëndrimet e mbajtura së fundmi ndaj Ramës.

Elisa Spiropali konsiderohej për vite me radhë si një nga bashkëpunëtoret më të afërta të kryeministrit dhe përmendej shpesh si një nga figurat që mund të luante një rol të rëndësishëm në drejtimin e Partisë Socialiste në të ardhmen.

Por pak muaj më parë, kryeministri e largoi atë nga funksionet drejtuese, një vendim që shkaktoi habi jo vetëm brenda radhëve të socialistëve, por edhe në opinionin publik.

Pas kësaj rënieje të beftë të ish-“beniamines” së Ramës, në qarqet politike po flitet edhe për një rol të mundshëm të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila prej kohësh përflitet se ka pasur përplasje në distancë me Spiropalin./Piranjat News 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.