POLITIKE

Presione punonjëseve të ministrisë/ Pse Balluku mund t’i ketë bërë një ‘dhuratë të çmuar’ prokurorit Dritan Prençi

Piranjat Përditësimi i fundit 17 December 2025, 22:55
Presione punonjëseve të ministrisë/ Pse Balluku mund t’i

Teksa politika merr vëmëndjen kryesore me zhurmën publike për fatin e Belinda Ballukut, në prapaskenë hetimi penal ka vijuar në heshtje, larg kamerave dhe pa deklarata bombastike. Prokurori i SPAK, Dritan Prençi nuk e ka ndalur punën hetimore edhe pas datës 31 tetor, ditën kur zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë u shfaq në hyrje të SPAK për t’u marrë zyrtarisht e pandehur.

Një fletë tjetër nga dosja hetimore, e publikuar nga Gazment Bardhi, nxjerr në dritë një provë që mund të rezultojë vendimtare përpara Gjykatës së Posaçme të Apelit, në përpjekjen për të rënduar masën e sigurisë ndaj Ballukut.

Paralelisht me kërkesën drejtuar Kuvendit për autorizimin e një mase arresti më të rëndë, prokurori Prençi paraqitet këtë të enjte përpara trupës gjykuese me elementë të rinj. (Shiko foton më poshtë)

Në dosje, Prençi shkruan tekstualisht se “në vijim të hetimit, nga përdorimi i metodave speciale, kanë rezultuar të dhëna se nga ana e të pandehurës Belinda Balluku, gjatë kohës që ajo ishte njohur me akuzën nga organi procedues dhe ushtronte detyrën si zëvendëskryeministre e Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ushtruar presion me forma të ndryshme, ndaj personit të pyetur në këtë procedim, konkretisht shtetases M.K. (vartëse e saj).”

Nëse ky pretendim, për kërcënimin e një vartëseje në Ministrinë e Energjisë që përfshihet në dosjen e tenderit të tunelit të Llogarasë ka ndodhur vërtetë, atëherë rrethanat e Ballukut përballë gjykatës bëhen shumë më serioze.

Në lojë është posti i saj i zv.kryeministre dhe Ministres së Energjisë për të cilin ajo dhe Rama po përpiqen ta mbajnë me thonj. Dhe në këtë situatë, nëse prokurori i çështjes ka arritur të vërtetojë presionet e Ballukut për punonjësit e ministrisë, atëherë kjo gafë e Ballukut mund të justifikojnë jo vetëm largimin e saj nga detyra, por edhe vendosjen e një mase sigurie më të ashpër, si arresti në shtëpi apo arresti në burg.

Burime të Lapsi.al bëjnë me dije se personi me inicialet M.K, i përmendur në dosje, është Mirzeta Kashnica, anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për tenderin e tunelit të Llogarasë. Kashnica nuk rezultonte të kishte një rol qendror në dosjen fillestare për manipulimin e dokumentacionit, por sipas SPAK, ajo është vënë nën presion nga Balluku “në forma të ndryshme”, një formulim që sugjeron ndërhyrje të përsëritura dhe të qëllimshme.

Rasti të kujton episodet e intimidimit të dëshmitarëve në dosjen Veliaj, veçanërisht historinë e Ina Goxhajt, e cila u vu nën presion për të mos bashkëpunuar me SPAK, iu ndërrua telefoni dhe u orientua të mos tregonte të vërtetën. Dallimi është se Goxhaj u rikthye në Prokurorinë e Posaçme për të rrëfyer publikisht presionet dhe për të akuzuar ish deputeten e PS, Klotilda Bushka, ndërsa në rastin Balluku, prokuroria pretendon se ka zbuluar presionin ndaj Mirzeta Kashnicës përmes “metodave speciale”, çka nënkupton përgjime telefonike ose ambientale.

Pas marrjes së Ballukut si e pandehur, SPAK ka zhvilluar kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve të saj, si dhe në zyra të ndryshme ku dyshohet se mund të gjenden materiale që i shërbejnë hetimit. Ajo akuzohet për shkelje të barazisë në tendera në aferën e tunelit të Llogarasë, pasi anuloi një procedurë dhe hapi një garë të re fiktive me rreth 50 milion euro më shumë.

Po ashtu, Balluku është nën hetim për shtatë lotet e Unazës së Madhe të Tiranës, ku sipas SPAK fituesit dyshohet se ishin të paracaktuar. 

Roli i saj në këto procedura është zbuluar përmes celularëve të ish drejtorit të ARRSH, Ervis Berberi, i cili kishte ruajtur komunikime konfidenciale me Ballukun.

Ndërkohë, prokurori Prençi i është drejtuar Kuvendit për autorizimin e arrestimit të Ballukut, ndërsa këtë të enjte, trupa gjykuese e Apelit të Posaçëm, e kryesuar nga Miliana Muça, shqyrton ankimin për pezullimin nga detyra dhe bllokimin e pasaportës.

Kësisoj pretendimi i prokurorit Dritan Prençi, nëse rezulton i provuar do të ishte treguesi më i qartë se Belinda Balluku e ka humbur gjakftohtësinë për shkak të presionit personal dhe politik dhe në këtë gjendje, duket se ka bërë pikërisht atë që nuk duhej: një hap fals që mund t’i kthehet kundër në gjykatë. /Lapsi

 

 

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?