Pritet t'i bashkohet edhe diaspora, aktivisti zbardh detajet e marshimit të nesërm

Një nga aktivistët e protestës ka zbuluar detajet për marshimin e ditës së nesërme, ku sipas tij pritet të marrë pjesë sërish edhe diaspora.
Përmes fjalës së tij përpara Kryeministrisë, aktivisti bëri me dije pikën e nisjes së marshimit dhe falënderoi bashkatdhetarët për mbështetjen e tyre të vazhdueshme nga jashtë vendit.
“Nesër diaspora dhe për tre ditë me radhë do të jetë me ne! Dua t’i falënderoj sot dhe t’i shpreh mirënjohjen për marshimin që nesër do të nisë nga Stacioni i Trenit”, deklaroi ai.
Kjo lëvizje vjen ndërsa protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në kryeqytet ka hyrë këtë të enjte në ditën e saj të 75-të.
Si çdo pasdite pas orës 19:00, qytetarët u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku vijuan me thirrjet “Ju erdhi fundi”, “Shqipëri e re”, “Rama jep dorëheqjen”, si dhe “Rama në burg, Berisha në burg”.
Më pas, protestuesit marshuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe u ndalën përpara godinës së Kryeministrisë, ku po vijojnë me fjalimet e tyre dhe faza e fundit është marshimi drejt rrugëve të kryeqytetit.
Lexo edhe
POLITIKE
"Rama duhet të japë llogari", Mesazhi i qytetarit me aftësi të kufizuara: Të gjithë në betejë dhe pa kthim prapa

Qytetarit në protestë: Rama i ka vënë hurin edhe socialistëve

I sfiduar nga protesta e Flamingove, Rama forcon sektorin e propagandës

“Mirëmenaxhim apo kaos?”, Zhupa i kthehet Gonxhes: Saranda mbytet nga mungesa e ujit, trafiku, mbeturinat dhe dështimi i shërbimeve

Zjarret/ Meta: Flakët përhapen në të gjithë vendin, qeveria investon në propagandë

Takimi me tensione me kryebashkiakët, ish-ministri socialist kritika Ramës: Do që të mbysësh çdo kundërshtim

Buxheti i shtetit paguan 3.1 milionë euro çdo muaj për kompaninë mikut të kryeministrit

PS në Maliq kundër shkrirjes së bashkisë, banorët dhe kryebashkiaku i PS-së dalin kundër projektit të Ramës





