Profesori amerikan reagon për protestat kundër qeverisë në Shqipëri: Është koha që Rama të bëjë gati valixhet

Profesori i njohur amerikan i ekonomisë, Steve Hanke, ka reaguar sërish lidhur me lëvizjet protestuese në Shqipëri, duke bërë thirrje të drejtpërdrejtë për largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra.
Përmes një postimi në platformën “X”, Hanke u shpreh se i ashtuquajturi “Revolucioni i Flamingove” po merr gjithnjë e më shumë hov, duke nëvizuar se ka ardhur koha që kreu i qeverisë të bëjë gati valixhet.
Ekonomisti amerikan, i cili i ka komentuar edhe më parë protestat që vijojnë prej tre muajsh në Tiranë, e lidh këtë reagim qytetar me pakënaqësinë ndaj pushtetit dhe kundërshtimin e projekteve të caktuara zhvillimore.
Në mbështetje të qëndrimit të tij, Hanke publikoi edhe një shkrim të rrjetit “Al Jazeera” mbi mbërritjen e tri anijeve të “Flotiljes Globale Sumud” në bregdetin e Vlorës. Anijet iu bashkuan kësaj lëvizjeje në shenjë kundërshtimi ndaj projektit për ndërtimin e një resorti luksoz të lidhur me biznesmenin Jared Kushner. Sipas organizatorëve, iniciativa ngre shqetësime të mëdha për shpronësimin e tokave dhe mbrojtjen e mjedisit, duke u kthyer në një nga pikat kyçe të rezistencës qytetare.

Lexo edhe
POLITIKE
Në ish-vilën e Enverit vendoset fati i qeverisë? Rama mbledh kabinetin në Pogradec

Tjetër goditje për Ramën, Bushati: Pasuritë publike në një grusht njerëzish! Protestat masive jo vetëm për natyrën!

Kërkesat për dorëheqjen e Ramës/ Aktivisti: Qeveri tranzitore 12-mujore

“Malet digjen, Rama krihet”, thirrja e aktivistit Kola në protestë: Mos u dekurajoni, në shtator edhe më shumë!

Dita e 84-të e protestës/ Marshimi drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria

84 ditë ‘Revolucion Flamingo’! Shqiptarët nuk heqin dorë, mblidhen në sheshin “Skënderbej”. Thirrje për largimin e Ramës

“Revolucioni i flamingove” zgjon profesionistët/ 212 arkitektë e urbanistë peticion kundër modelit Rama

Berisha: Rama pa protesta qëndron në pushtet edhe 20 vite! Kombinimi i formave të protestës është i domosdoshëm





