Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj
POLITIKE

Profesori i njohur amerikan: Koha që Rama të largohet. Revolucioni po merr hov, mijëra shqiptarë protestojnë çdo ditë

P
Piranjat 7 July 2026, 20:24 · 2 min lexim
Profesori i njohur amerikan: Koha që Rama të largohet. Revolucioni po

Profesori i njohur amerikan i ekonomisë, Steve Hanke, ka reaguar sërish për protestat në Shqipëri, duke theksuar se mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Tiranës për të 37-ën ditë radhazi.

Ekonomisti amerikan Steve Hanke ka reaguar sërish për zhvillimet në Shqipëri, duke komentuar protestat që po zhvillohen në Tiranë.

Në një postim në rrjetin social X, profesori i ekonomisë së aplikuar në Johns Hopkins University shkruan se për të 37-n ditë me radhë mijëra shqiptarë kanë dalë në rrugët e Tiranës për të protestuar.

‘Për të 37-n ditë, mijëra shqiptarë protestojnë në rrugët e Tiranës. Ata protestojnë kundër projekteve të mbështetura nga kryeministri Rama. Ka ardhur koha që kryeministri Rama të marrë derën e daljes. Revolucioni i Flamingove ka marrë hov’, shkruan Hanke.

Steve Hanke është një ekonomist amerikan, profesor në Johns Hopkins University dhe një nga ekspertët më të njohur në fushën e politikave monetare dhe inflacionit. Ai ka qenë këshilltar ekonomik në administratën e ish-presidentit Ronald Reagan dhe ka këshilluar qeveri të ndryshme për reforma ekonomike, përfshirë edhe Shqipërinë në fillim të viteve 1990.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.