Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
POLITIKE

Propaganda e Ramës në krizë/ Kur Tirana ta përmjerr Parisin

P
Piranjat24 June 2026, 18:10 · 5 min lexim
Propaganda e Ramës në krizë/ Kur Tirana ta përmjerr Parisin

Në përpjekje të dëshpëruar për të gjetur një fije legjitimitet, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, përballë qindra mijëra shqiptarëve që protestojnë prej gati një muaji, Edi Rama ka hedhur në veprim si asetet e fundit të propagandës ashtu edhe qentë e plakur të sulmit.

Vizita në Paris për një drekë pune me presidentin Makron si dhe ardhja në Tiranë e ish presidendit Fransua Holland, përbëjnë dy akte që i shërbejnë Ramës që indirekt të lërë të kuptohet se ndaj tij nuk ka ndonjë refuzim euopian, pavarësisht aferës së Zvërnecit dhe kontestimit të regjimit të tij nga qytetarët shqiptarë.

Koincidencë apo fryt i ndonjë lobimi të ethshëm, këto ngjarje tentojnë të neutralizojnë edhe një lloj pakënaqësie tashmë të njohur të Berlinit ndaj qeverisë së korruptuar të Tiranës. Duke qenë se Franca dhe Gjermania mbajnë peshën kryesore të BE dhe kanë rol domenthënës në perspektivën e zgjerimit, Rama tregon që të paktën nga njëra prej tyre gëzon ende mbështetje. Në një kohë që ndarja e Shqipërisë nga Mal i Zi në procesin e integrimit mund të bëhet shumë shpejt realitet, kryeministri shqiptar shpreson të fitojë kohë që një distancim i tillë të mos ndodhë gjatë kohës së protestave, gjë që do t’i galvanizonte edhe më shumë ato.

Edhe në një fotografi pak më globale, takimi me dy presidentë francezë, mund të zërë pak vend mes lumit të lajmeve për krizën politike, korrupsionin dhe paratë e drogës në Shqipëri.

Mirëpo, si çdo gjë që ndërmerret nën ethet e humbjes së pushtetit, ky PR me parfum francez është mbytur nga era e rëndë e djersës së halldupëve që duan të ndikojnë opinionin në Shqipëri. Një valë sulmesh të dala boje që nga vitet ’90 (një pjesë e personazheve kanë bërë ekzaktësisht të njëjtën gjë në shërbim të Berishës në periudhën 1994- 1997)  ia kanë përmjerë Edi Ramës edhe atë pak hapësirë me look europian.

Budallenj dhe anonimë nga Shqipëria e Kosova, në vend t’i vinë në ndihmë, po e nxjerrin Edi Ramën si një politikan tipik matuf ballkanik që, kur i vjen fundi, kapet pas nacionalizmave idiote me gjak, luftë, liri dhe simbole. Dhe kush?! Edi Rama! Të njëjtët që 30 vite më parë shpallnin agjentë këdo që kritikonte Sali Berishën, tani nxjerrin listat e armiqve e tradhëtarëve që, duke sulmuar Ramën, sulmojnë Shqipërinë. Pleq të rrjedhur, avokatë të vjetër hajvanë dhe të rinj sharlantë, gazetarë që njëherë të shpallin kriminel e pastaj artist, po i hapin Ramës gropën, ku mirë që do bjerë, por do t’i mbetet si epitaf forma më e ulët e estetikës së fjalës.

Përveç kualitetit të ulët e qesharak të propagandës lokale, Edi Ramën po e nxjerr zbuluar nevoja dëshpëruese për të patur sa më shumë mbrojtës publikë. E nëse në nivel ndërkombëtar ende ruan një lloj ekuilibri, këtu ata që po i dalin për zot po e bëjnë për turp e faqe të zezë. Të krisur që bësojnë se toka është e sheshtë, anëtarë anonimë partish në Kosovë, figura periferike nga diapsora, Sara dhe Zeqineja. I vetmi mbështetës serioz deri tani mbetet Taulant Balla, për aq sa mund të quhet serioz. Dhe aq më matuf e demode duket Edi Rama, sa mjafton vetëm parfumi i Dea Mishelit në facebook për ta fashitur gjithë djersën e dhjamin e avoketërve të Ramës. Jo më kot, asnjë nga gazetarët me emër pranë kryeministrit, ndonëse kanë shprehur rezerva për protestën, nuk kanë dashur të bëhen pis duke i dalë në krah një rrënoje që po shëmbet.

Ekspozimi i raporteve të mira me Francën dhe propaganda mizerabël në Tiranë, janë shprehje në nivele të ndryshme i të njëjtit hall të Edi Ramës: nevojës për t’u dukur i fortë ndërkohë që i ka ardhur fundi. Dhe halli i autokratit në Tiranë, e bën zero edhe efektin e Parisit. Shumë sivëllezër të Ramës e kanë provuar se shiringat nga jashtë nuk janë shpëtim kur vjen vdekja politike./ Lapsi.al

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.