Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia
POLITIKE

Propozime të reja në Kuvend, PD: Gati paketa me ligjet për integrimin dhe 4 kërkesat e protestuesve

P
Piranjat 7 June 2026, 12:55 · 4 min lexim
Propozime të reja në Kuvend, PD: Gati paketa me ligjet për

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka prezantuar një paketë të re nismash ligjore, të cilat sipas opozitës synojnë përmbushjen e disa prej kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian në procesin e integrimit të Shqipërisë.

Në qendër të kësaj pakete, sipas PD-së, është kërkesa për shfuqizimin e një sërë ligjesh dhe ndryshimesh ligjore që lidhen me investimet strategjike, zonat e mbrojtura, paketën e maleve dhe trashëgiminë kulturore, të cilat opozita i konsideron problematike për konkurrencën, pronën dhe interesin publik.

Bardhi thekson se ky është edhe një rast që Edi Rama të bëjë një hap përpara, duke u dorëhequr, dhe nga ana tjetër të mos pengojë mazhorancën të mbështesë këto nisma.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka gati paketën e parë të nismave për plotësimin e disa prej kushteve që Bashkimi Europian i ka vendosur Shqipërisë në procesin e anëtarësimit. Paketa jonë e parë për zbatimin e këtyre kushteve fillon me ligjin që simbolizon më shumë se çdo ligj tjetër modelin e favorizimeve, mungesën e konkurrencës dhe zhdukjen e interesit publik: shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike.

Ky nuk është një shqetësim i ri as për Bashkimin Europian dhe as për Partinë Demokratike. Prej vitesh kemi kërkuar shfuqizimin e këtij ligji, sepse Edi Rama e ka përdorur atë për të shtrembëruar konkurrencën, për të cenuar të drejtën e pronës, për të penguar garën e ndershme dhe për të krijuar favore të padrejta për një grup të kufizuar përfituesish, pjesë e klientelës së tij politike dhe ekonomike.

Pikërisht për këtë arsye, ligji për investimet strategjike është kthyer në simbol të modelit ekonomik të Edi Ramës, një model i bazuar te favorizimi, korrupsioni dhe përdorimi i pushtetit në funksion të interesave private. Sot vërej me kënaqësi se shfuqizimi i këtij ligji nuk është më vetëm një shqetësim i opozitës. Ai është kthyer edhe në një nga kërkesat kryesore të qytetarëve që po protestojnë. Kjo nuk është rastësi. Me qytetarët na bashkon i njëjti shqetësim për një model qeverisjeje që cenon pronën, dëmton zonat e mbrojtura, rrezikon trashëgiminë kulturore dhe vendos interesat e një grushti njerëzish mbi interesin publik. Për këtë arsye, ne kemi vendosur të mos kufizohemi vetëm te nismat që lidhen me kushtet e Bashkimit Europian për anëtarësimin.

Fillojmë me shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike. Por nuk ndalemi këtu. Edi Rama ndryshoi ligjin për zonat e mbrojtura dy vite më parë. Partia Demokratike votoi kundër, sepse e dinim se qëllimi nuk ishte mbrojtja e natyrës, por hapja e rrugës për betonizimin e saj. Për këtë arsye, kemi kërkuar edhe shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura.

Po ashtu, do të kërkojmë shfuqizimin e Paketës së Maleve dhe të ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore. Të gjitha këto janë sot kërkesa të qytetarëve. Dhe të gjitha këto do të marrin formë konkrete në Parlament. Ne do të bëjmë gjithçka për të çuar përpara interesin publik. Ky është edhe një rast që Edi Rama të bëjë një hap përpara. Të mos pengojë mazhorancën të mbështesë këto nisma dhe, mbi të gjitha, të gjejë guximin të firmosë kërkesën e vetme që nuk mund ta depozitojmë ne në Parlament: Dorëheqjen e tij.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.