Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sulm kibernetik në Francë, hakerët ndërhyjnë në sistemin e ftohjes së rezervave të gjakut, temperatura arri... Deputeti iranian kërcënon Evropën: Raketat tona mund të godasin “zemrën” e saj nëse SHBA përdor bazat atje... Tinder si karrem për grabitje, zbulohet skema e pazakontë e grupit kriminal në Turqi Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën dhe tregjet globale Tre operacione policore në Vlorë, arrestohen 3 persona në kërkim! Njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje... I vunë tritol në makinë/ Kush është pronari i “Benz”-it në Lezhë, person me precedent penal 500 milionë euro për 10 vite, Milani marrëveshje rekord me Adidas Përfshihet nga flakët makina në aksin Fier-Ballsh Tragjedia e De Miguel, mjeku italian: Kurrë s’kam parë një traumë të tillë, ishte si një përplasje mes dy m... Vrau nënën në Itali, 21-vjeçari shqiptar hesht para hetuesve! Mister motivi i krimit Opozita e bashkuar fiton Tiranën. Boçi: Kjo vlerë mund edhe të thellohet sepse premisat ekzistojnë Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari
POLITIKE

Propozimi për bashkimin e Maliqit me Korçën, flet kryebashkiaku Topçiu: S’duhet të qajmë hallin e kryetarit, por shërbimet për qytetarët

P
Piranjat18 August 2026, 15:02 · 2 min lexim
Propozimi për bashkimin e Maliqit me Korçën, flet kryebashkiaku

Kryetari i Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu, ka reaguar për herë të parë lidhur me propozimin e përfshirë në projektligjin për reformën e re territoriale, i cili parashikon bashkimin e Bashkisë së Maliqit me atë të Korçës.

Topçiu u shpreh se ende mbeten të paqarta detajet se çfarë do të sjellë konkretisht ky ndryshim për sa i përket statusit të qyteteve, kompetencave, financave dhe investimeve në territor.

Ai sqaroi se nuk bëhet fjalë për një shkrirje, por për një bashkim ku Maliqi do të ruante strukturën e tij të brendshme pa u varur drejtpërdrejt nga Korça për njësitë administrative.

Gjithashtu, kryebashkiaku bëri të ditur se po përgatit një material zyrtar me qëndrimet dhe vërejtjet e tij teknike lidhur me draftin, të cilin do t'ia përcjellë Kuvendit të Shqipërisë, duke nëvizuar se reforma kërkon domosdoshmërisht ndryshime paralele në ligjin për pushtetin vendor dhe financat me qëllim që shërbimet ndaj qytetarëve të mos vështirësohen.

"Për mua nuk duhet parë bashkia, pozicioni, ky organizim si një moment që duhet të qajmë hallin e një kryetari bashkie.

Por unë mendoj që duhet të shikojmë sa shërbimet ndaj njerëzve venë më afër, sa u zgjidhen më lehtë, sa Maliqi do të ecë jo me këtë ritëm që ka ecur tani, po do të ecë më mirë, sa investime do të marrim më shumë," theksoi Topçiu.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.