Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt
POLITIKE

Protesta/ Artan Hoxha: Rama ka futur në punë anti-terrorin dhe SHISH, 173 persona në filtër

P
Piranjat29 June 2026, 23:00 · 3 min lexim
Protesta/ Artan Hoxha: Rama ka futur në punë anti-terrorin dhe SHISH,

Gazetari Artan Hoxha, duke treguar reagimin e qeverisë pas nisjes së protestës qytetare, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se strukturat inteligjente deri para pak ditësh kanë kontrolluar 173 shtetas vendas dhe të huaj, që mendohet se janë përfshirë në protestë. Ai tha se nuk ka patur ndalime, por vetëm intervista me personat që janë vënë në fokusin e antiterrorist.

“Pjesëmarrja e madhe që në fillim, kapi gafil insitucionet. Iu desh pak ditë që t’i vinte në punë institucionet që kanë në dorë. Duke mos e vlerësuar situatën, humbi kohë, për ta vënë në punë policinë kriminale, forcën operacionale.

Ka një rrjedhojë pse është futur anti-terrori. Është anti-terrori i policisë, por edhe i SHISH.

Në vetëvete, Rama si asnjëherë tjetër i ka vënë në punë këto struktura. Ai nuk i respekton agjencitë, por kaq shumë e ka ndjerë nevojën sa i ka vënë në punë 24 orë, janë në alert. Edhe shërbimi anti-terrorit të policisë edhe SHISH.

Në rastin e Ikballes, u shpall non-grata. Në fakt Ikballja u përzgjodh dhe i shërbeu narrativës së kryeministrit, për të treguar ja provat që është Irani i përfshirë.

Këto shërbime u vunë në dispozicion, prandaj kryeministri sot ka kaq shumë të dhëna për çdo njeri që flet dhe ka të kaluar problematike. Lista që di unë dhe ka anti-terrori sot, kemi dëgjuar disa që janë thirrur, por e quaj te pjesë, për sa kohë nuk cënojnë lirinë e qytetarëve dhe protestuesve, janë duke bërë punë e tyre.

Lista deri të enjten e kaluar, ishte 173 persona, që kanë kaluar në filtër, edhe persona të huaj edhe shqiptarë. E kanë përfshirë anti-terrorin për të treguar sa e rëndësishme është kjo që po ndodh atje.

Goxhaj ka deklaruar vetë që është thirrur. Janë disa pjesëtar, persona publikë.

Nëse në protestë kanë informacione se janë përfshirë elementë të vendeve jo mike të Shqipërisë, është detyrë e tyre dhe nuk duhet të lejohet të vijnë. Nuk ka persona të ndaluar, vetëm të shoqëruar, të intervistuar.

Ka referime në prokurori. Deri tani nuk kemi parë aktivitet konkret, rrezik për protestuesit dhe institucionet. Nëse ndodh është detyrë e institucioneve ta parandalojnë.

Nëse misionni është për të furnizuar instagramin dhe Facebook të Ramës, është çështje tjetër.”

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.