Protesta bën të reflektojë anëtaren e PS, i kthehet Ramës: Nuk e kam ditë që PS paska pasur gjak serbi

TIRANË- Teksa protesta e qytetarëve ka hyrë në ditën e 34 për largimin e qeverisë, zërat brenda PS për kërkesë llogarie sa vijnë dhe shtohen. Pas kritikave nga deputetët brenda kësaj force politike dhe pas largimit të Marjana Koçekut, tashmë edhe anëtarësia po kërkon që qeveria të mbajë përgjegjëse mbi atë se çfarë po ndodh prej më shumë se një muaj në vendin tonë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kreu i PD-së, Sali Berisha ka shpërndarë një video të një anëtare të PS, e cila ka shprehur zhgënjim ndaj mënyrës se si është menaxhuar situata e fundit dhe protestat në vend. Në mesazhin e saj, ajo thekson se prej një muaji ka zgjedhur të heshtë, me shpresën se një përfaqësues i Partisë Socialiste do të dilte publikisht për të dhënë shpjegime dhe për të mbajtur përgjegjësi për premtimet e bëra gjatë fushatave elektorale.
Ajo vlerëson pjesëmarrjen masive në protesta, duke e cilësuar atë si një mobilizim që, sipas saj, do të ishte ëndërr e çdo politikani për një fushatë elektorale. Anëtarja e PS kritikon edhe reagimin e institucioneve ndaj protestuesve, duke theksuar se kur lëndohet një polic të gjithë i shkojnë në spital, ndërsa kur lëndohen qytetarët nuk i plas askujt. Në fund të video-mesazhit të saj, ajo ngre pyetje drejtuar përfaqësuesve të PS nëse mendojnë se do të kërkojnë sërish votën e qytetarëve dhe nëse kanë frikë nga Zoti për gjithë këtë të keqe që po i bëjnë popullit.
"Shumë po shumë e zhgënjyer nga videot që kam parë në rrjetet sociale. Si një anëtare e PS kam zgjedhur të hesh prej një muaji. Nuk kam folur dhe nuk kam reaguar se kam besuar dhe kam shpresuar se njëri i vetëm prej atyre të PS nga më i madhi tek më i vogëli të dilte përpara popullit dhe të jepte një sqarim. Të dali përpara atij populli dhe të mbajë përgjegjësi për një mal me premtime që ne bëjmë në fushata. Është e turpshme kjo qe shikohet. Ne jemi shqiptarë dhe po i tregojmë gjithë botës sesa të fortë jemi, sesa të zotë jemi dhe ne nuk mposhtemi. Duke parë çdo ditë atë protestë masive është ëndërr e çdo politikani e çdo partie të ndryshme të ketë një fushatë të tillë.
Kjo që po ndodh është ekstrem e turpshme që sot mblidhen aq shumë policë dhe kur i ndodh një dëm policit shkojnë të gjithë te spitali dhe kur dëmtohen gjithë ato femra dhe djem asnjërit nuk i intereson. Asnjë nuk del të mbajë përgjegjesi për atë votë që ka marrë, por kur futen në parlamente zonjat e mia të nderuar ju duket vetja sikur po kalojnë në një tapet të kuq. A mendoni se do të kandidoni më? A mendonjë se ju duhen vota?
E nëse nuk mendoni këtë gjë dhe nuk keni frikë nga populli a keni frikë nga Zoti për gjithë këtë të keqe që jeni duke bërë?
Nuk e kam ditë që PS paska pasur gjak serbi. Ju përshendes nga Zvicra," shprehet anëtaria e PS.
Lexo edhe
POLITIKE
BIRN: Kreu i SPAK nuk përjashton një tjetër kërkesë për arrestimin e Ballukut

"Neomalsorja" thumbon Ramën në “Financial Times”: Lufta e brezit tim nuk është të kërkojë një vend për të jetuar, por të shndërrojmë Shqi...

Deklaratat e kreut të SPAK për Ballukun/ “Të mos presin deri sa të arratiset”, Bardhi: Prokuroria e Posaçme të zbatojë ligjin

Samiti i NATO-s nuk do mbahet në Shqipëri?/ Trump: Marrëdhënia nuk është reciproke

Televizioni publik belg: Protestat kundër Ramës, test i rëndësishëm për BE-në, revolucioni i ka tejkaluar kufijtë e Shqipërisë





