Protesta e 115-të, qytetarët do të mblidhen sërish para Kryeministrisë: Nuk largohemi deri në dorëheqjen e Ramës!

Qytetarët do të mblidhen sot për të 115-tën ditë në sheshin përpara Kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen dhe largimin e Edi Ramës.
Ata kanë shprehur vendosshmëri se nuk do të heqin dorë nga lëvizja e tyre derisa të bëjnë të mundur rrëzimin e qeverisë, dhe ndryshimin e sistemit.
Protesta pritet të vijojë me grumbullimin e qytetarëve fillimisht në sheshin “Skënderbej”, marshimin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, fjalimet që mbahen para godinës së Kryeministrisë dhe më pas marshimin në rrugët e Tiranës.
Një ditë më parë, krahas largimit të Ramës, ata artikuluan gjithashtu edhe heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut si deputete pasi një eurodeputete e shprehu qartë shqetësimin e BE-së në lidhje me faktin se maxhoranca pengoi SPAK disa muaj më parë, kur iu drejtua Kuvendit për arrestimin e saj.
“Rama jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Arrestoni Ramën”, “Arrestoni Ballukun”, “Arrestoni Berishën” apo “Shqipëria po bën revolucion”, “Nuk na përfaqësoni” janë disa nga thirrjet që kanë karakterizuar protestën.
Lexo edhe
POLITIKE
Nga funerali i të atit, te armët dhe “Air Albania”, media izraelite zbërthen lidhjet e Ramës me Yeffet

Tre orë përgjime të reja, Ahmetaj: Në Monaco ka çudira, foto, regjistrime, ish-ministra, ish-sekretarë...

‘Rama, një bandit që vjedh i pashqetësuar’, Blushi: ‘KAYO’ e rivërtetoi se shteti është mafie sot!

‘S’ka normalitet për situatën ku ndodhemi’, Këlliçi: Të gjithë e kanë pranuar skandalin e Roni Yeffet, Rama jo!

Ahmetaj për Ballukun: Plaçkitësja është një kalë i ngordhur i florinjtë me barkun me diamante

“Nuk shitet Shqipëria”/ Thirrjet e protestuesve: Në Shkodër nuk duam konsullatë serbe

VIDEO/ Kontroll policor në aktivitetin e Ramës, Pjerin Ndreu ndalonte shqiptarët të futeshin në takim

‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m... të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’





