Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
POLITIKE

Protesta e 22-të në Divjakë, qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Lushnjën: Mazniku non grata

P
Piranjat21 August 2026, 22:39 · 2 min lexim
Protesta e 22-të në Divjakë, qytetarët

Protesta kundër shkrirjes së Bashkisë Divjakë me Bashkinë e Lushnjës ka hyrë në ditën e 22-të, ndërsa qytetarët vijojnë të kundërshtojnë ndryshimin e propozuar të hartës administrative.

Gjatë tubimit, folësit paraqitën argumentet e tyre se përse, sipas tyre, Divjaka duhet të vijojë të funksionojë si bashki më vete. Ata kërkuan gjithashtu mbështetjen e deputetëve të zonës dhe këshilltarëve të Këshillit Bashkiak në qëndrimin kundër bashkimit me Lushnjën.

Në protestë nuk munguan as thirrjet kundër ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku. Protestuesit kërkuan që ai të shpallet “non grata” në Divjakë, duke kundërshtuar rolin e tij në procesin e riorganizimit territorial.

Me ironi u prit edhe qëndrimi i deputetit Erion Braçe. Protestuesit rikujtuan deklaratat e tij të mëparshme në mbështetje të Divjakës, duke ngritur pikëpyetje mbi qëndrimin e tij aktual lidhur me të ardhmen e bashkisë.

Në përfundim të tubimit, qytetarët marshuan në rrugët e qytetit, duke vijuar me thirrjet kundër shkrirjes së Bashkisë Divjakë.

Protestuesit deklaruan se do të rikthehen sërish ditën e nesërme dhe bënë thirrje për një pjesëmarrje edhe më të madhe.

Në sheshin ku zhvillohet protesta ishte vendosur një banderolë me logot e lëvizjes qytetare, e njëjta që një ditë më parë ishte shfaqur edhe në protestën në Tiranë, e vendosur nga një grup të rinjsh nga Divjaka.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.