Protesta e 44-të kundër qeverisë, qytetarët do të mblidhen sot sërish në shesh për të kërkuar largimin e Ramës

Qytetarët shqiptarë do të zbresin sërish në shesh në ditën e 44-të të revoltës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Ata nisin organizimin në sheshin “Skëndërbej”, dhe marshojnë drejt Kryeministrisë, ku mbajnë edhe fjalimet që reflektojnë korrupsionin, dhe problematikat me të cilat përballen prej keqqeverisjes.
Ata shprehen të vendosur në qëndresën e tyre deri në largimin e kryeministrit Edi Rama, të cilët i bëjnë thirrje që të japë dorëheqjen.
Protestuesit kanë paralajmëruar gjithashtu se pasi dërguan në SPAK librin “Albanian Files” do të çojnë gjithashtu edhe Aktin Normativ të qeverisë përmes të cilit u dhanë 4 milionë euro për koncertin e Kanye West.
Protestat masive janë karakterizuar me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Ju erdhi fundi” etj.
Lexo edhe
POLITIKE
‘Der Standard’: Rama ka rikthyer hijet e diktaturës në Shqipëri

‘8 milionë euro për një koncert’, Klodi Arka: Shteti shqiptar u zhvesh para kërkesave të Kanye West

"Bukë dhe cirk’, Korreshi: Miliona për koncertin e Kanye West, PD do të kallëzojë në SPAK përdorimin e fondit të emergjencës

Sot Kuvend! Në rend dite, vlerësimi i punës së institucioneve të pavarura në 2025

Rama humb qetësinë, nuk duron më qytetarët, bllokon komentet në Facebook

Mbyllet protesta e 43-të kundër Ramës, qytetarët: Të hënën kallëzim në SPAK ndaj kreut të Policisë

Radio "France": Çfarë i ka tronditur sistemet në Beograd dhe Tiranë?





