POLITIKE
Protesta e 46-të kundër qeverisë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Kërkohet largimi i Ramës

Protestat kundër qeverisë vijojnë edhe këtë mbrëmje në Tiranë, me qytetarë që janë mbledhur për të 46-ën ditë radhazi përpara Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.
Tubimi nisi me grumbullimin e protestuesve në sheshin “Skënderbej”, prej nga ku ata u nisën në marshim drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me pankarta në duar dhe thirrje për ndryshim, protestuesit po vendosën përpara godinës së Kryeministrisë, ku pritet të mbajnë fjalimet e tyre.
Dorëheqja e kryeministrit Rama mbetet kërkesa kryesore e kësaj proteste. Pjesëmarrësit kanë bërë të ditur se do të vijojnë tubimet e tyre, duke kërkuar ndryshim politik dhe largimin e qeverisë.
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
POLITIKE
“Nga policia te spitalet, sistemi nuk funksionon”/ I riu në protestë: Ndryshimet rrënjësore do të vijnë

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete, ne do ta shtyjmë atë

Lista e plotë e emrave të kandidatëve për strukturat drejtuese të PD

Protestuesit mblidhen në sheshin Skënderbej, aktivisti: Nuk lëvizim nga sheshi deri në largimin e Ramës!

"PD, parti e pamposhtur"/ Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë e Tiranës është një betejë e kauzës më të drejtë





