Protesta e 71-të në Tiranë shpërthen kundër Zelenskyt/ Thirrje para Ambasadës pas qëndrimit për Kosovën: Zelensky, Zelensky, f*ck you

Protesta e 71-të qytetare në Tiranë ka marrë një kthesë të papritur mbrëmjen e sotme, teksa protestuesit janë ndalur përpara Ambasadës së Ukrainës për të shprehur zemërimin e tyre pas deklaratave të fundit të presidentit Volodymyr Zelensky në Beograd.
Gjatë vizitës në kryeqytetin serb, Zelensky rikonfirmoi se Ukraina nuk e ndryshon qëndrimin e saj ndaj Kosovës, duke respektuar integritetin territorial të Serbisë, një lëvizje që ka ndezur pakënaqësi të theksuara mbarëkombëtare pas vendimit të ngjashëm të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për të hequr flamurin ukrainas.
Pasi lanë pas sheshin para Kryeministrisë dhe nisën marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit, qytetarët në Tiranë lëshuan thirrje të ashpra dhe parulla kundër liderit ukrainas pranë përfaqësisë diplomatike, duke e kthyer ndalesën në një reagim të fortë ndaj qasjes së Kievit ndaj çështjes së Kosovës.
Lexo edhe
POLITIKE
Ambasadorët amerikanë takim në jahtin luksoz/ Misteri i pranisë së vëllait të kryeministrit në Korfuz

'Mëkati' në Kushtetutë që po mban peng Kosovën, Genc Burimi: Partitë humbëse duan zgjedhje të reja

Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Prishtina dhe Kievi nuk mund të krahasohen

Kruja nën flakë/ Kalaja: Qeveria e papërgatitur! Nuk e shuajnë dot zjarrin dy helikopterë

“Saranda mes trafikut, ndotjes dhe urbanizimit”/ Zhupa: Review-t e turistëve këmbanë alarmi!

Rama dhe Aleks Soros bashkë në skaf në Dhërmi? Gazetari publikon foton dhe ngre dyshimet e forta

Vajza e ish-ministrit Beqaj hoqi dorë nga shtetësia shqiptare, protestuesi: Po fsheh pasuritë e vjedhura!

Protesta në Divjakë kundër shkrirjes së bashkisë, qytetari: Duan bregdetin dhe Parkun e Karavastasë





