Protesta e 72-të në Tiranë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: 'Rama, jep dorëheqjen'

Me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen”, qytetarët kanë nisur marshimin nëpër rrugët e Tiranës, në ditën e 72-të radhazi të protestës kombëtare kundër qeverisë.
Pas disa orësh fjalimesh në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit kanë vijuar tubimin me marshimin e organizuar nëpër kryeqytet. Një numër i madh qytetarësh janë nisur në rrugët e Tiranës, duke shoqëruar lëvizjen me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.
Edhe këtë mbrëmje, itinerari i marshimit është i ndryshëm, duke përshkuar rrugë të ndryshme të kryeqytetit, në vijim të protestave të ditëve të mëparshme.
Protesta e 72-të është karakterizuar nga një pjesëmarrje e konsiderueshme e qytetarëve, të cilët kanë vijuar aksionin e tyre në rrugët e Tiranës.
Lexo edhe
POLITIKE
“Shqipërisë nuk i duhet qeveria e krimit”/ Bashkëshortja e poetit Havzi Nela: Ju po protestoni për vendin për të cilin ai dha jetën...

“Kruja në flakë, shteti ‘në këmbë’ në Facebook”

Protesta e 72-të në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

Gazeta gjermane ngre pyetjen: A do e dorëzojë SHBA Artur Shehun, partnerin e Kushnerit

“Dimali nuk duhet të shkrihet"/ Kryebashkiakja socialiste kundër Ramës: Mbroj interesat e qytetarëve, kam bërë betimin mbi Kushtetutë...

Mbërrijnë 'spiunët' e borxheve/ Lind biznesi i patronazhimit financiar të qytetarëve

Bashkia Dimal refuzon bashkimin me Beratin, këshilltarët bëhen bashkë, votojnë kundër shkrirjes

Kompania nën akuzë fiton tenderin! ‘A&E Engineering’ e Entela Çanos 6 milionë € për aksin dytësor Tiranë-Durrës





