Protesta e 77-të kundër Ramës, diaspora rikthehet në shesh

Sot mbahet protesta e 77-të kundër qeverisë së Edi Ramës, me qytetarët që rikthehen në rrugët e Tiranës për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe qeverisë së tij.
Protesta do të nisë në orën 19:30, ndërsa pritet që edhe këtë mbrëmje të ketë pjesëmarrje të konsiderueshme nga diaspora shqiptare.
Një ditë më parë, shqiptarë të ardhur nga vende të ndryshme të Evropës dhe më gjerë iu bashkuan protestës, duke mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Pavarësisht temperaturave të larta dhe sezonit veror, protestuesit vijojnë të dalin në shesh, duke përsëritur kërkesën për largimin e qeverisë dhe kundërshtimin ndaj klasës politike.
Marshimi i së premtes nisi nga Stacioni i Trenit, vijoi drejt Sheshit “Skënderbej” dhe përfundoi para Kryeministrisë, ku protestuesit përsëritën thirrjet kundër qeverisë dhe kërkuan dorëheqjen e Edi Ramës.
Edhe protesta e 77-të pritet të ndjekë të njëjtin itinerar, me qytetarët që do të marshojnë nga Stacioni i Trenit drejt qendrës së Tiranës dhe më pas drejt Kryeministrisë.
Protestat morën një tjetër hov pas incidentit të regjistruar në Zvërnec, ku një banor që kundërshtonte projektet e ndërtimit në zonë u tërhoq zvarrë nga një punonjës i sigurisë private pranë territorit ku parashikohet ndërtimi i një resorti luksoz.
Lexo edhe
POLITIKE
400 mijë euro bileta, 200 mijë euro karrige, 250 mijë për karburant, fatura e "kripur" e Kuvendit në 2026

Pas akuzave të Alimehmetit për koncesionin e dializës, reagon biznesmeni Allajbeu: Po akuzohem për konsum publik

Zjarret/ Berisha: Të qëllimshme, duan t’i hapin rrugë betonit

Blushi: Rama po çmonton industrinë, betonizon Shqipërinë dhe nxit Narkoekonominë

Skandali 50 milionë euro i dializës/ Alimehmeti: A po favorizon Rama përsëri Klodian Allajbeun?

Flotilja “Global Sumud” drejt Sazanit, për të mbështetur “Revolucionin e Flamingove”

Berisha: ‘Shtetëzimi’ i tregtisë së ilaçeve, Rama do të përdorë modelin e punëve të pista KAYO

Berisha: Zjarret i dikton betoni, edhe te godina e televizionit publik ra zjarr, duket se edhe aty do të ndërtohet ndonjë kullë





