Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Ardit Gjebrea në SPAK për dosjen Veliaj. Përfitoi rreth 330 mijë euro nga Bashkia e Tiranës për Këngën Magj... Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’ të protestave Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps Dy futbollistë me pasaportë shqiptare jashtë listës së Maranit, zbardhen arsyet Dosja e bujshme e prostit*cionit në Paris/ Kush është ‘tutorja’ shqiptare që kërkon lirimin nga burgu Aksident i rëndë në Francë, autobusi me fëmijë përplaset me pemën, dy persona pësojnë arrest kardiak, disa ... Mesazhi i Zelensky-t për SHBA-në dhe Rusinë: Na jepni një armëpushim dimëror për të mbajtur zgjedhjet! Vijon zbatimi i urdhrit të Ramës, policia gjobit 12 protestues të tjerë Polonia paralajmëron aleatët: Mos negocioni me Rusinë duke anashkaluar Europën Lindore Gjykata amerikane pezullon për 14 ditë ndërtimin e harkut triumfal të propozuar nga Trump në Uashington Ambasada Amerikane prezanton ambasadorin e ri Eric Wendt, zbulon prioritetet për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri...
POLITIKE

Protesta e banorëve në Poliçan, Meta: Për Edi Ramën pushteti vendor është shpopullim

P
Piranjat31 July 2026, 11:08 · 2 min lexim
Protesta e banorëve në Poliçan, Meta: Për Edi Ramën

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar nga qelia lidhur me protestën e banorëve në Poliçan, pas propozimit të PS për Reformën Territoriale dhe projektit që parashikon shkrirjen e bashkisë së tyre.

Në një postim në faqen e tij në facebook, Meta ngre pyetjen se si me këtë reform, një qytetar mund të bëjë 2 orë rrugë nga Tërpani, Cukalati apo Kutallia për të marrë një shërbim në Berat?

Reagimi i Metës:

Poliçani ka një popull të mrekullueshëm, ku dhuna dhe arbitrariteti marrin gjithmonë përgjigjen që meritojnë!

Poliçani ka një popull të jashtëzakonshëm ku pabesia nuk shpërblehet por ndëshkohet! Poliçani edhe 34 vite më parë u tregoi të gjithëve se vetëm dialogu është rruga e zgjidhjes së problemeve, përndryshe dhuna dhe shtypja përfundojnë nën këmbët e popullit të Poliçanit.

Si mund të poshtërosh një popull që bën sikur e dëgjon dhe një zëri që thotë se duam të jemi bashki dhe pabesisht t’i bësh fakt të kryer shkrirjen e tij me bashkinë e Beratit, e cila ka “shkëlqyer” gjatë “Rilindjes” vetëm për betonizimin e qendrës së Beratit duke i çuar edhe temperaturat në ekstrem.

Si mund të shkojë një qytetar nga Tërpani, Cukalati apo Kutallia të bëjë 2 orë rrugë për të marrë një shërbim në Berat?

Prandaj të gjithë duhet të përkrahin platformën e opozitës me 100 njësi vendore, si e vetmja rrugë që garanton decentralizimin dhe shërbimin pranë qytetarëve dhe që i jep fund shpopullimit.

Për Edi Ramën, pushteti vendor është centralizim, betonizim, fashistizim dhe shpopullim.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.