Protesta kundër qeverisë hyn në ditën e 79-të/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh, kërkohet dorëheqja e Ramës

Sot mbahet protesta e 79-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ata do të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.
Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë.
Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. Tubimet janë shoqëruar me marshime nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa qytetarët kanë ndaluar edhe pranë institucioneve të tjera, përfshirë Parlamentin, ku kanë përcjellë mesazhe ndaj deputetëve.
Gjatë tubimeve, protestuesit ka brohoritur një zëri: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi".
Lexo edhe
POLITIKE
Protestuesi i revoltuar: Rama dha 4.2 mln euro për tallava, por zjarrfikëset janë të kohës së ‘qepës’

78 ditë raportim i pandërprerë i protestës/ Protestuesi nga Italia: Besoj se rinia do të krijojë qeverinë e duhur

Alimehmeti: Rama po centralizon pushtetin, reforma territoriale bëhet për interesa elektorale

Shqiptarët 3 muaj protesta për varfërinë, Gonxhja i Ramës provokon sërish: 3 mln euro ne i japim për një panair

Deputeti i mazhorancës denoncon prerjen e pyjeve: Nuk kemi ku ankohemi

Kabinat elektrike në Sarandë mirëmbahen me freskuese/ Zhupa: Kërkoj inspektim urgjent, nuk mund të presim një tragjedi

Koçeku: 77 ditë protestë përballë një qeverie që përqesh dhe refuzon qytetarin

Berisha publikon mesazhin: ‘Besa’ e Ramës për protestuesit e bërë me IA!





