Protesta kundër qeverisë hyn në ditën e 80-të/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh: Edi Rama jep dorëheqjen

Sot mbahet protesta e 80-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ata do të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.
Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë.
Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. Tubimet janë shoqëruar me marshime nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa qytetarët kanë ndaluar edhe pranë institucioneve të tjera, përfshirë Parlamentin, ku kanë përcjellë mesazhe ndaj deputetëve.
Gjatë tubimeve, protestuesit ka brohoritur një zëri: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi".
Lexo edhe
POLITIKE
“Asnjë kompromis, nuk i jepet besa besëprerit”, i riu në protestën kundër Ramës: Keni marrë karton të kuq nga shqiptarët

Henze ngre alarmin për drejtësinë shqiptare: “Meta është i burgosur politik, Shqipëria po përjeton momentin e saj Navalny

‘Paratë e shqiptarëve trajtohen si buxhet personal i Ramës’, Këlliçi: Aferat korruptive sa vijnë dhe thellohen

Berisha: Aruba është dëshmia më flagrante e narkoshtetit, Skapi është bashkëpunëtor i karteleve të drogës

Berisha: Krijohet komisioni “Balla”, viktima e parë do të jetë Niko Peleshi

Lubonja: Protesta shpreh zemërimin e akumuluar, nevojitet bashkimi për ndryshim politik dhe kulturor

Aktivisti i njohur: Zvërneci mund të trondisë skenën politike amerikane

“Siguria e pushuesve nuk mund t’i lihet rastësisë”/ Koçeku kërkon hetim të thelluar për zjarrin në hotelin në Vlorë





