Protesta kundër qeverisë hynë në ditën e 57-të/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh për largimin e Ramës

Protesta kundër qeverisë Rama hyn sot në ditën e saj të 57-të. Qytetarët pritet të mblidhen sërish në mbrëmje në Bulevardin para kryeministrisë. Në protestën e zhvilluar një ditë më parë, aktivistët dhe qytetarët i dhanë një përgjigje deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së prezantoi platformën “Besa”, duke kërkuar, sipas tij, një marrëdhënie të re me qytetarët.
Nga podiumi para Kryeministrisë, protestuesit deklaruan se nuk e pranojnë këtë mesazh, duke theksuar se “besa” nuk mund të kërkohet pas 55 ditësh protesta dhe se qeveria ka humbur besimin e qytetarëve. Ata deklaruan se nuk kërkojnë platforma, premtime apo dokumente të reja, por vetëm largimin e Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë.
Tubimi do të zhvillohet si çdo ditë para Kryeministrisë, ku protestuesit do të përsërisin kërkesat e tyre për ndryshime politike, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe një proces të ri politik që, sipas tyre, duhet të garantojë zgjedhje të lira dhe përfaqësim më të denjë të qytetarëve.
Protestat janë shoqëruar me marshime nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa qytetarët kanë ndalur edhe pranë institucioneve të tjera, përfshirë Parlamentin, ku kanë përcjellë mesazhe ndaj deputetëve.
"Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe "Ju erdhi fundi", janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor.
Lexo edhe
POLITIKE
Ish-ministri socialist: Rama nuk ka çfarë të bëjë më, është i vdekur politikisht

Zhupa: A i jepet besa një kryeministri që manipulon edhe citimet?

Koçeku ironizon Ramën: Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë ç’ka asht besa

“Mega-aferat e Ramës nuk janë hetuar”/ Këlliçi: Shqiptarët kanë paguar 500 milionë dollarë për ‘drejtësinë e re’, por korrupsioni vetëm ë...

Berisha: Do ndërmerren hapa të tjera shumë të rëndësishëm që shqiptarët të kenë një Parti Demokratike të ripërtërirë

Nga minimumi jetik te dyfishimi i pagave dhe pensioneve/ Berisha: Ja tre masat tona për uljen e çmimeve

“Rama përdori forcën e kartonëve për t’i dhënë 4.3 mln euro Kanye West”/ Berisha: E trajtoi protestën si llogore lufte me dhunë policore...

Berisha: Edi Rama përdori kartonat e tij të krimit për të votuar në parlament dhuratën e parave që u grabiti pensionistëve shqiptarë...





