Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj
POLITIKE

Protesta para Kryeministrisë, aktivisti: Të gjithe bashkë mund ta rrëzojmë Ramën!

P
Piranjat25 August 2026, 20:41 · 2 min lexim
Protesta para Kryeministrisë, aktivisti: Të gjithe bashkë mund ta

Protesta qytetare kundër qeverisë ka vijuar përpara Kryeministrisë, ku mes pjesëmarrësve ka marrë fjalën edhe një i ri nga diaspora shqiptare, i cili prej pesë vitesh jeton në Neë York.

Në fjalën e tij, i riu tha se ishte rikthyer në Shqipëri për t’iu bashkuar qytetarëve që vijojnë protestën dhe që, sipas tij, ende besojnë se vendi mund të ndryshojë. Ai solli edhe përvojën personale të emigrimit, duke folur për largimin e vazhdueshëm të shqiptarëve nga vendi dhe pasojat që ky fenomen ka sjellë për familjet.

Sipas tij, zgjidhja për situatën në të cilën ndodhet vendi është largimi i kryeministrit Edi Rama, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen dhe të mos humbasin shpresën.

“Sot dua të flas pak gjatë pasi kam mall, prej 5 vitesh jetoj në Neë York. Erdha për t’iu takuar juve, ju që ende besoni që ky vend mund të bëhet.

Ju që ende nuk e keni humbur shpresën. Unë pata mundësinë që të vija, por qindra shqiptarë nuk e patën mundësinë. A thua u larguan se menduan se emigrimi ishte i lehtë. Im atë jetonte në Greqi, kur u rritëm, u larguam ne. Kështu ndodh në familjet shqiptare. Kur do vijë dita që ky shtet të mendojë për qytetarin dhe jo pushtetarin. Sot është dita, ju jeni shpresa e kësaj shoqërie.
Kur ne flasim në emër të popullin, na thoni po ju kush jeni. Ne jemi populli o maskarenj. Ne jemi shoqëria, ne jemi Shqipëria.

Politikanët tanë nuk janë perendi, janë njerëz të përkohshëm. Mos u përkulni ndaj askujt. Zoti e bekoft Shqipërinë", tha ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.