Protesta për largimin e Ramës dhe antimitingu i PS te sheshi “Italia”, policia njofton për bllokimin e rrugëve pasdite

Policia e Tiranës ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës së qytetarëve për largimin e kryeministrit Edi Rama, që do të zhvillohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si dhe aktivitetit të Partisë Socialiste në sheshin “Italia”.
Sipas njoftimit, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktiviteteve do të ketë bllokime dhe kufizime të qarkullimit në disa akse kryesore.
Nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në rrugët “Papa Gjon Pali II”, “Dervish Hima”, “Faik Konica”, “Lek Dukagjini”, “Gjergj Filipi”, “Hasim Zeneli”, “Themistokli Gërmenji” dhe “Ibrahim Rugova” (nga “Libri Universitar” deri te sheshi “Shopen”).
Gjithashtu, do të bllokohet qarkullimi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri te sheshi “Nënë Tereza”.
Policia u bën thirrje qytetarëve të përdorin rrugë alternative dhe të zbatojnë udhëzimet e uniformave blu në terren.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të masave të marra për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, Policia e Tiranës ka hartuar një plan të detajuar masash për sigurimin e rendit dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve që do të zhvillohen pasditen e sotme dhe në mbrëmje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (tubimit) dhe në sheshin “Italia” (aktivitet i subjektit politik Partia Socialiste).
Në këtë kuadër, Policia e Tiranës njofton se nga ora 16:00 deri në përfundim të aktiviteteve dhe tubimit, do të ketë bllokime dhe kufizime të qarkullimit në disa akse rrugore.
Nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në rrugët:
● “Papa Gjon Pali II”;
● “Dervish Hima”;
● “Faik Konica”;
● “Lek Dukagjini”;
● “Gjergj Filipi”;
● “Hasim Zeneli”;
● “Themistokli Gërmenji”;
● “Ibrahim Rugova”, nga kryqëzimi me rrugën “Libri Universitar” deri te sheshi “Shopen”.
Gjithashtu, do të ketë bllokim të qarkullimit të automjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, deri te sheshi “Nënë Tereza”.
Policia e Tiranës apelon për mirëkuptimin e qytetarëve dhe këshillon përdorimin e akseve alternative të lëvizjes, si dhe respektimin e udhëzimeve të shërbimeve të Policisë në terren.
Lexo edhe
POLITIKE
Denoncimi/ Punonjësit e administratës në Elbasan, të detyruar të marrin pjesë në aktivitetin e Ramës

Arkitektët dhe punëtorët e vilës F-6 nxjerrin zbuluar Ballukun. Ja kur SPAK do t’i drejtohet Kuvendit

Berisha: Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar nga mundësia e udhëtimit në SHBA, u korrigjua një vendim i padrejtë

Mijëra qytetarë do të protestojnë sërish sot para Kryeministrisë: Shqipëria nuk shitet!

Nesho: SHBA po korrigjon qëndrimin, “non grata” ndaj Berishës ishte vendim i ndikuar politikisht





