Protesta për Zvërnecin/ Të rinjtë hipin në shkallët e Kryeministrisë, ndërhyn policia

Protesta kundër zhvillimeve të planifikuara në zonën e Zvërnecit ka vijuar edhe këtë të hënë para godinës së Kryeministrisë në Tiranë.
Dhjetëra të rinj janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projektit që ka ngjallur debat publik. Një pjesë e protestuesve janë ngjitur në shkallët e Kryeministrisë, ndërsa kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Menjëherë ka ndërhyrë policia për t'i larguar.
Gjatë tubimit janë dëgjuar thirrje dhe slogane kundër qeverisë, ndërsa në një moment nga pjesëmarrësit është artikuluar edhe apeli: “Jo provokime!”, duke kërkuar që protesta të zhvillohet në mënyrë paqësore.
Protestuesit shprehen se kundërshtojnë ndërhyrjet e planifikuara në zonën e Zvërnecit, të cilën e konsiderojnë një pasuri me vlera të veçanta natyrore dhe kulturore.
Tubimi po zhvillohet nën praninë e forcave të policisë, ndërsa deri më tani nuk raportohen incidente. Organizatorët kanë paralajmëruar se reagimet publike do të vijojnë edhe në ditët në vijim.
Lexo edhe
POLITIKE
“S’ka dialog”, protestuesit ngrenë në këmbë bulevardin, thirrje Ramës: Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë!

Zhulali: Drejtësia e kapur dhe presioni i BE-së tregojnë se ndryshimi politik është i domosdoshëm

Presidenti Begaj mesazh të rinjve: Merrni pjesë në proceset vendimmarrëse dhe zhvillimin e vendit

'SPAK nuk guxon të prekë dosjen McGonigal'/ Kalaja: Ja për çfarë informova Kongresin dhe Senatin amerikan

“Shqipëria nuk është në shitje”! Nis protesta e tretë në Tiranë, mijëra qytetarë mblidhen në shesh: Rama ik!

'ADS është një 'AKSHI 2'/ Gjokutaj: Paradite shkojnë në SPAK, pasdite shpikin institucione të reja për të vjedhur miliona

Rama fillon avazin e vjetër: Kur do flasim?

“Ramën e keni bërë mbret ju me 86 vota”, Blendi Fevziu për çështjen “Zvërneci”: Ai nuk pyet më për askënd, ta çojë vendin në zgjedhje të ...





