U përjashtua dy vite për doping, CAS zbut dënimin për mesfushorin e kombëtares boliviane
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv i uli nga dy vjet në 15 muaj pezullimin për mesfushorin bolivian Boris Cespedes, i dënuar për shkelje të...
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv i uli nga dy vjet në 15 muaj pezullimin për mesfushorin bolivian Boris Cespedes, i dënuar për shkelje të...
Një “luftë” mes influencieres Dea Michelle dhe deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, Zegjine Çaushit ësht&e...
Anëtari i Komisionit të Prokurimit Publik, Kreshnik Tërnova është marrë zyrtarisht në hetim nga SPAK. Sipas raportimeve, T...
Denzel Dumfries mund ta cilësojë veten që tani një futbollist i Real Madrid, ndonëse “me letra” mbetet ende për mome...
Një foto e siguruar së fundmi hedh dritë mbi momentet e fundit të 34-vjeçarit Eglant Koçi përpara se të humbte &cc...
Pas përplasjes në rrjetet sociale me influencuesen Dea Mishel, deputetja e Partisë Socialiste Zegjine Çaushi ka vijuar reagimin e saj duke...
“Demokracia dhe liria janë më shumë sesa vlera për t’u çmuar; ato mund të jenë vetë kushti i domosdosh&e...
Nëse programi “Pas shkolle” i cili synon zgjatjen e qëndrimit të nxënësve në shkollat publike dhe ofrimin e ushqimit...
Prokuroria Vlorë ka sekuestruar pasuri me vlerë 5 milionë euro, të cilat sipas hetimeve rezultojnë të përfituara me dokumen...
Zhdukja e Eglant Koçit vijon të jetë e rrethuar nga misteri. I riu rezulton i humbur prej datës 4 qershor dhe për fatin e tij ende ...

“Demokracia dhe liria janë më shumë sesa vlera për t’u çmuar; ato mund të jenë vetë kushti i domosdoshëm për mbijetesën tonë.”
Kështu do e përshkruante një prej gjuhëtarëve dhe mendimtarëve amerikanë më me ndikim në shek. XX dhe XXI, Noam Chomsky, atë që prej 8 ditësh po ndodh në shesh, ku mijëra protestues duket se kanë kuptuar pas 13 vjetësh pushtet se demokracia dhe liria kanë qenë në rrezik gjatë qeverisjes së Ramës!
Por ajo që është tejet interesante është se për vite me radhë, qeveria e Kryeministrit Rama ka investuar në ndërtimin e një imazhi pozitiv të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe ka dominuar mbi retorikën mediatike në vend!
Çdo vit, në dhjetëra intervista në mediat më prestigjioze botërore, te promovimi i turizmit, investimeve dhe reformave, kryeministri Rama ka synuar të paraqesë një vend në zhvillim dhe një qeveri me mbështetje absolute popullore. Shumë herë në samite ndërkombëtare është shfaqur me stilin e tij provokativ në të veshur apo në sjellje, duke e etiketuar atë si një lider “avangard”.
Por protesta e ditëve të fundit duket se po teston këtë imazh. Këtë e solli dukshëm në pah përplasja e drejtpërdrejtë e tij me mediat prestigjioze botërore!
Një nga momentet më të komentuara ishte intervista e kryeministrit me gazetaren e CNN, Isa Soares. Pyetjet e saj mbi protestat dhe pakënaqësitë e shfaqura në rrugë e vunë Ramën përballë një diskutimi të ndryshëm nga ajo që qeveria promovonte zakonisht. Kësaj here fokusi nuk ishte te turizmi apo investimet, por vëmendja është kthyer tërësisht te protestat, korrupsioni dhe perceptimi i qytetarëve për qeverisjen.
Kryeministri Rama u komentua për sjellje arrogante ndaj gazetares, disa herë me tone të papërshtatshme, edhe pse gazetarja ishte tërësisht korrekte dhe etike ndaj tij!
“Let me finish!” u bë refreni i zotit Rama, duke e vënë disi në vështirësi në një intervistë ku në qendër ishte llogaridhënia dhe jo propaganda.
Ndërkohë, protesta ka hyrë në ditën e nëntë, duke treguar një qëndrueshmëri që bie ndesh me pretendimet e qeverisë se bëhet fjalë për një pakicë të izoluar.
Një nga debatet e ditëve të fundit lidhet me numrin e protestuesve. Kryeministri dhe eksponentë të mazhorancës kanë minimizuar vazhdimisht pjesëmarrjen, ndërsa pamjet filmike të publikuara nga media të ndryshme dhe nga vetë qytetarët tregonin të kundërtën. Madje duket se numri i tyre është gjithnjë e në rritje.
Gjatë kësaj jave, kanë qenë të pranishme edhe teoritë konspirative, ku një nga episodet më të komentuara ishte deklarata e ministrit Taulant Balla lidhur me automjetin teknik të agjencisë mediatike Reuters. Automjeti u paraqit fillimisht si “makinë serbe” dhe e lidhur me “agjentura” destabilizuese. Përpara se lajmi të sqarohej apo të konfirmohej, ai u shpërnda masivisht në media dhe në rrjetet online!
Vetëm pak orë më pas, gazetari Gjergj Erebara tha se bëhej fjalë për automjete të përdorura nga një prej agjencive më të mëdha të lajmeve në botë. Episodi më pas u kritikua dhe u interpretua si një përpjekje për të delegjitimuar raportimin ndërkombëtar mbi protestat.
Alarmi në qeveri u ndez kur protesta u bë lajm ndërkombëtar në thuajse të gjitha mediat botërore, kështu që kryeministri Edi Rama u dërgoi disa mediave dhe organizatave ndërkombëtare një letër, ku kundërshtonte mënyrën se si po pasqyroheshin zhvillimet në Shqipëri. Paralelisht, ai akuzoi CNN se algoritmet e rrjeteve sociale dhe mekanizmat e shpërndarjes së përmbajtjes po krijonin një perceptim të shtrembëruar për atë që po ndodh në vend!
Vëmendja ndërkombëtare ndaj protestës nuk ka ardhur vetëm nga CNN. Zhvillimet janë pasqyruar nga agjenci dhe media të njohura ndërkombëtare si Reuters, Associated Press, Euronews, Deutsche Welle dhe media të tjera rajonale e evropiane që kanë raportuar mbi protestën!
Fakti që protesta ka arritur të depërtojë në axhendën e mediave të huaja përbën një sfidë të veçantë për qeverinë, e cila prej vitesh ka investuar në promovimin e Shqipërisë si një histori suksesi politik, ekonomik dhe turistik. Vazhdimisht, kryeministri ka zgjedhur të publikojë në rrjetet sociale postime që fokusohen te mbeturinat e lëna pas në Zvërnec.
Një tjetër episod që ka tërhequr vëmendje është ai me gazetarin Mustafa Nano. Gjatë debatit publik, Rama zgjodhi t’i referohej rolit të tij si ambasador, duke rrëfyer personalisht se i ishte propozuar në zyrë posti i ambasadorit.
Në të dyja rastet, episodet tregojnë për mënyrën se si operohet në vend, pra miqësisht e jo institucionalisht, ndërkohë që pastrimi i zonave të mbrojtura po ashtu është detyrë e qeverisë!
Për herë të parë pas shumë kohësh, qeveria po përballet jo vetëm me protesta të vazhdueshme, por edhe me raportim ndërkombëtar kritik, duke sjellë ndoshta momentin më të vështirë për Edi Ramën, që nuk lidhet vetëm me vetë protestën, por me rrezikun e çarjes së mekanizmit propagandistik që ka krijuar ndër vite, brenda dhe jashtë vendit!
Për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, Shqipëria ka hyrë në një krizë të thellë politike dhe instituc...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij në konferencën e Partisë Popullore Evropiane që u mbajet n&eum...
Platforma ndërkombëtare e parashikimeve dhe basteve politike Polymarket vlerëson aktualisht me 45% probabilitet mundësinë që kryem...
Një video e publikuar në Instagram të dielën në darkë, ku një turist amerikan filmonte veten i buzëqeshur mes protestu...
Protesta e Tiranës ka kapërcyer kufijtë, ndërsa po mbahet kudo ku ka shqiptarë. Edhe dje, u zhvillua protestë në Bolonja t&...
Ditën e sotme do të mbahet protesta e 10 radhazi e qytetarëve, të cilët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Teksa ...
Kryeministri Rama vijon përpjekjet për banalizimin e protestave mbarëkombëtare që kërkojnë largimin e tij nga pushteti 13-vje...
Një protestë madhështorë në Tiranë. Shqiptarët kanë zgjuar çdo të ri e të re, të moshuar, fëm...
Shkullaku në SYRI TV: Rama nuk shpëton më, përdor gjuhë seksiste dhe sjellje të papranueshme publike Gazetari Armand Shkullaku, i...
Rama do të shesi copa Shqipërie për të blerë influencë. Dhe këtë njerëzit e kuptojnë. Dhe prandaj se ësht...