‘Protesta po tejkalon parashikimet’/ Vangjeli: Po tregojnë se Rama nuk është i pamposhtur…

Analisti Lorenc Vangjeli, në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, komentoi protestat qytetare që kanë përfshirë vendin gjatë 16 ditëve të fundit, duke i cilësuar si një zhvillim me ndikim të dyfishtë në skenën politike shqiptare.
Sipas tij, protestat kanë rrëzuar perceptimin se kryeministri Edi Rama është i pamposhtur politikisht, duke treguar se ai nuk është aq i fortë sa mendohej më parë.
Ai shtoi se dinamika e protestave shpesh tejkalon parashikimet politike, duke mbetur një faktor i hapur për zhvillimet e ardhshme në vend.
Vangjeli: Ky zinxhir i pafundëm i ditëve që duket se nuk mbarojnë. Pati, është një leksion i dyfishtë. E para, përkundër asaj që besonim, shpesh me dëshpërim, shpesh nga sinqeriteti, shpesh nga arsye të tjera, të gjithë kritikët e Edi Ramës që e mendonin të plotfuqishëm, të tejzotit, të pamposhtshëm e me radhë, këto protesta treguan krejt të kundërtën. Që nuk është i fortë. Nuk është i fortë aq sa duket. Pikërisht sepse shkon kundër asaj që demokracia sado e brishtë të jetë, urdhëron të bëjë. Nëse do të ishte ndryshe, nuk do të kishim këtë turmë të madhe njerëzish. Dhe duke thënë këtë anë të pasqyrës, do të them edhe anën tjetër. Kjo protestë tregoi, pavarësisht meritave që ka pasur opozita, po citoj një fjalë që u tha dhe javën e kaluar, edhe dje përmendet tani po në këtë studio, për të mbajtur gjallë nervin e protestës, të kundërshtisë ndaj qeverisë. Po tregoi, protesta, paaftësinë e opozitës zyrtare për të mbledhur nën një flamur zemëratën e qytetarëve. Ajo ka qenë atje, por nuk ka mundur të shkojë nën këtë flamur për të përmbysur me votë Edi Ramën. Dhe kjo është sërish shumë e rëndësishme. Çfarë ndodh nesër? Protesta është një nga ato ngjarje të cilat vetë ngjarja tejkalon edhe parashikimin. Unë vetë kam gabuar, e ndoshta fatmirësisht kam gabuar, sepse mendoja që protesta, nisur ndoshta dhe nga ca burime të përbashkëta që... që protesta do të kishte një kulm brenda shtatorit dhe pastaj me nisjen e kampionatit botëror, me rritjen e temperaturave që zakonisht ftohin pasionet e nesh shqiptarëve...
Lexo edhe
POLITIKE
Shkullaku: Nëse Rama do vazhdojë të mos reflektojë, kjo protestë do radikalizohet

Deputeti socialist kërkon arrestimin e organizatorit të marshimit drejt Rinasit: Ai maskarai duhet të burgoset që sot

10 'Mëkatet' e mëdha të protestës

Projekti në Zvërnec/ Deputeti gjerman u bën thirrje institucioneve europiane të reagojnë

‘Delet janë bërë ujqër’/ Qytetari: Ky dhe është fe e atdhe! Populli po mposht shtetin dhe oligarkët

‘S'do shkulem nga ky shesh...’/ Aktorja Emiri: Kjo qeveri antikombëtare të japë dorëheqjen e të marrë dënimin që meriton

Revolta në Bulevard! Protestuesja: Bota njohu shqiptarët e vërtetë! Kjo është fytyra e Shqipërisë së re!

Mesazhi i fortë nga protesta për Bashkimin Evropian: Evropë, a po na dëgjon?





