Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin
POLITIKE

Protesta qytetare kundër Ramës, France 24: Tubimet janë kthyer në simbol të pakënaqësisë ndaj qeverisë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

P
Piranjat 3 July 2026, 09:24 · 2 min lexim
Protesta qytetare kundër Ramës, France 24: Tubimet janë kthyer

Media prestigjoze franceze “France 24” ka pasqyruar me një artikull të veçantë ecurinë e protestave në Shqipëri, të cilat tashmë kanë hyrë në muajin e tyre të dytë. Sipas raportimit për ngjarjet e tensionuara të 2 korrikut, kundërshtimi fillestar ndaj projektit për ndërtimin e një resorti luksoz në zonën e mbrojtur të Zvërnecit ka kaluar kufijtë mjedisorë, duke u shndërruar në një simbol të pakënaqësisë më të gjerë popullore ndaj korrupsionit në vend.

Protestuesit po kërkojnë me ngulm dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar qeverinë e tij për mungesë totale transparence lidhur me këtë projekt.

Ajo që nisi në fund të muajit maj si një lëvizje kundër ndërtimit të një hoteli luksoz në jugperëndim të vendit, projekt i lidhur me Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner, tashmë ka marrë një karakter të pastër politik. Për të dytën herë brenda një jave, qindra qytetarë u mblodhën përpara Kuvendit të Shqipërisë në një përpjekje për të bllokuar hyrjen e deputetëve në godinë. Kjo shënon një pikë kthese dhe një përshkallëzim të fortë të tubimeve, të cilat deri para pak kohësh ishin zhvilluar kryesisht në mënyrë paqësore, siç ishte edhe rasti i të martës ku gjashtë persona u arrestuan pas hedhjes së vezëve drejt makinave të zyrtarëve.

Situata u tensionua maksimalisht kur policia ndërhyri për të larguar turmën që po tentonte të çante kordonin e sigurisë. Duke cituar gazetarët e agjencisë AFP në terren, “France 24” raporton se forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës, spraj piper dhe autobotë uji për të shpërndarë njerëzit, ndërsa nga ana tjetër, disa protestues u panë duke thyer xhamat e një automjeti policie të parkuar aty pranë. Përplasjet lanë pas një bilanc të konsiderueshëm të lënduarish dhe të shoqëruarish nga të dyja palët.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.