Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
POLITIKE

"Protesta solli zgjimin e shoqërisë"/ Këlliçi: Rama e ka kthyer Shqipërinë në plaçkë

P
Piranjat23 August 2026, 13:27 · 2 min lexim
"Protesta solli zgjimin e shoqërisë"/ Këlliçi:

Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi, ka përshëndetur deklaratën e 212 arkitektëve, urbanistëve, inxhinierëve, pedagogëve dhe studiuesve, të cilët kanë ngritur shqetësime për vendimmarrjen mbi territorin e Shqipërisë.

Këlliçi thekson se territori duhet të konsiderohet pasuri publike dhe përgjegjësi ndaj brezave të ardhshëm.

Ai e lidh reagimin e profesionistëve me zhvillimet e bëra publike nga “Albanian Files”, duke akuzuar Ramën për ndikim në zhvillimin e territorit.

Qëndrimi publik i 212 profesionistëve të fushave të arkitekturës, zhvillimit urban, të inxhinierisë, që kërkojnë të ndalet mënyra si po trajtohet territori nga Edi Rama, është për t’u përshendetur. Ata vetë e pranojnë se edhe më herët duhet të ishte reaguar.

Mesazhi i kësaj deklarate është i qartë. Territori është pasuri publike dhe përgjegjësi për brezat që do lëmë pas, ndaj duhet trajtuar me transparencë, me ligjshmëri, me integritet dhe kritere shkencore.

Ky reagim vjen pas zbulimeve të fundit me Albanian Files, ku del qartë se Edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në plaçkë me miqtë personalë arkitektë të huaj, me të cilët ndan sipas trilleve të tij pasuritë e vendit.

Protesta e qytetarëve në shesh ka nxitur kontestim e ngritje të zërit nga shumë njerëz dhe ka sjellë një zgjim të shoqërisë.

Edi Rama nuk është më i pranueshëm nga askush dhe largimi i tij është nevoja që bashkon sot shqiptarët kudo.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.