Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm
POLITIKE

Protesta te Kryeministria/ Protestuesi: Rama është i frikësuar, do të jemi kudo ku të jetë ai

P
Piranjat 1 September 2026, 21:09 · 5 min lexim
Protesta te Kryeministria/ Protestuesi: Rama është i frikësuar,

Protesta para Kryeministrisë është shoqëruar me tensione, pasi forcat e policisë kanë ndërhyrë për të spostuar protestuesit nga rruga. Aktivisti Erlis Sina, në një lidhje live në SYRI TV, ka denoncuar sjelljen e policisë dhe ka treguar dinamikën e përplasjes.

Sina tha se protestuesit ishin mbledhur në mënyrë paqësore përpara Kryeministrisë, duke përdorur vetëm një megafon, ndërsa policia ka ndërhyrë për të liruar rrugën.

Sipas tij, në një moment janë futur edhe forcat ‘Shqiponja’, të cilat kanë nisur të shtyjnë protestuesit.

Aktivisti tha gjithashtu se gjatë ndërhyrjes pati tentativa për shoqërimin e disa protestuesve.

-Mirë, unë e përmenda pak çaste më parë, një nga aktivistët që e pashë edhe në transmetim live pak çaste më parë, në momentin kur policia ishte duke shtyrë, Erlis Sina, është me mua në komunikim të drejtpërdrejtë. Tani Erlis ti e ke të vështirë të më dëgjosh për shkak edhe të zhurmës aty, por çfarë po ndodh tani njëherë? Sepse shoh që po ngrihen të gjithë në këmbë, është duke u larguar kryeministri? Përpara se të sqarojmë çfarë ndodhi.

Erlis Sina: Aktualisht jemi duke u larguar... jemi duke u larguar, e ftuar nga ana e policisë të kryeministrisë. Duket se ka një stacion bashkë me të kësaj nga policia, sa po kanë dalë dhe autobotet e ujit.

Sina: Siç duket policia do të ndërhyjë me autobot të ujit, thjesht po na liron rrugën të kalojë Rama për në zyrë besoj, ose...

-Interesante kjo. Pra, kanë nxjerrë autobotin e ujit përpara se të kalojë kryeministri në mënyrë që të lirojnë komplet rrugën?

Sina: Po, ndërkohë që ne ishim... jo më shumë se, ishim vetëm, thjesht protestues pa asnjë lloj mjeti, pa asgjë në dorë, vetëm me një megafon, thjesht protesta përpara kryeministrisë ishte spostuar nga mbrapa. Kaq ishte e gjitha.

- Çfarë ndodhi? Erlis, e tregojmë pak... tregojmë pak si nisi e gjitha. Nëse mundesh ë, se ne po ndjekim ndërkohë edhe autobotin që qëndron aty.

Sina: Ishim aty të qetë duke folur me megafon. Policia po tentonte të lironte rrugën. Më pas u futën forcat shqiponja duke shtyrë, pati dhe të goditur në rreshtin e parë. Thjesht e gjitha për të liruar rrugën, për të liruar... për të ikur i qetë Rama. Kaq ishte e gjitha.

-I cili ndodhet ende në zyrë në këto momente. Erlis, pati një shoqërim... nuk e di a ke mundur ta shohësh, për çfarë bëhej fjalë? Se ti ke qenë mund të të pashë në fakt në cilin kënd ishe vendosur po të ndiqja live. Nuk e di nëse ke mundur të shohësh aty çfarë të ishte...

Sina: Pati disa tentativa për të na tërhequr, të shoqëruar. Po u munduam të mbrojmë njëri-tjetrin. Nuk e di kush është i shoqëruari specifikisht, por pati disa tentativa që të na shoqëronin.

-Si e cilëson ti këtë sjellje të policisë sot? Pra dakord, po e bën... qëllimin për të cilin po e bën e kuptojmë. Po sjellja në vetvete, çfarë denoncon ti te kjo sjellje?

Sina: Unë e shikoj një Edi Ramë të tmerruar. Nuk e ka pritur shtatorin. Ka menduar se kjo protestë do të shuhet. Sot është rrethimi i parë i tij. Ne do të jemi kudo që ai të jetë, në kryeministri, në parlament, në mbledhje qeveritare. Kështu që kjo është vetëm shenja e tij e frikës.

-Pse vendosët ta rrethonit kryeministrinë? Pse vendosët të vepronit kështu sot? Ka një shpjegim?

Sina: Për shkak se sot është hera e parë që dëgjuam që Edi Rama ishte në zyrë pas pothuajse 90 ditësh. Sot ishte hera e parë që Rama ishte në zyrë ndërkohë që ne jemi këtu. Pati dhe... u bë një tentativë ndërkohë që ne ishim në marshim, që na u duk më shumë si provokim. A shumë mund ta cilësojmë dhe këtë të sotmin, pasi e dimë që Rama nuk vjen shpesh në zyrë. Ardhja e tij në orarin e protestës, është vetëm provokim, të cilit ne do t'i përgjigjemi me forcat tona.

-Është provokim thua ti.

Sina: Mendoj se po, se nuk e kemi parë asnjëherë Edi Ramën këto 90 ditë edhe të vijë ditën e... Thjesht ka tentuar të testojë sa të përgatitur dhe sa të vendosur jemi ne.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.